Reja: Humbja 3-1 ndaj Republikës Çeke ishte e pamerituar për Shqipërinë!

Edoardo Reja theksoi se humbja 3-1 ndaj Republikës Çeke ishte e pamerituar për Shqipërinë pasi kuqezinjtë në këtë miqësore, sipas trajnerit treguan rritje në lojë, ndërkohë që mungoi vetëm rezultati.


Edoardo Reja theksoi se humbja 3-1 ndaj Republikës Çeke ishte e pamerituar për Shqipërinë pasi kuqezinjtë në këtë miqësore, sipas trajnerit treguan rritje në lojë, ndërkohë që mungoi vetëm rezultati.

Ndeshja: ”Ishim pak të lodhur. Në këtë periudhë të sezonit nuk mund të pretendosh të japësh 100%. Më vjen keq që humbëm me këtë rezultat pasi nuk e meritonim të humbnim 3-1, mbase 2-1 po. Patëm dhe ne rastet tona, ndodhi dhe ai incident që gjyqtari dha një vendim të padrejtë. Nuk do të merremi me gabimet arbitrore sepse ishte miqësore. Sigurisht disa gjëra pozitive po vijnë dalë nga dalë”.

Nota: ”Për impenjimin skuadrës i jap notën 10, lojtarët dhanë maksimumin pa u tërhequr në asnjë moment, jemi përballur me dy skuadra shumë të forta fizikisht, si me Uellsin dhe Çekinë ka lojtarë që kur nisin kundërsulme është e vështirë ti ndalosh. Duhet të përmirësohemi në pasat finale, me Uellsin u përpoqëm të zotëronim më shumë topin, një pjesë loje ja dolëm”.

Gabimet: ”Sigurisht ndikoi lodhja ditën e sotme, ndeshjen me Uellsin ishim më të freskët më të fortë, por bëmë një ndeshje të mirë sipas meje. Rezultati mund të ishte më i mirë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me dy skuadra shumë të forta, e rëndësishme është të ulemi dhe të analizojmë, gabimet ndodhin por skuadra është në mbyllje të sezonit.

Rrëzimi: ”Një herë u rrëzova kur isha në Shqipëri gjatë një konference, herën e dytë në Uells, shpresojmë të kem mbaruar me kaq. Sigurisht kur përplasen me mua dëmtohen dhe kundërshtarët sepse jam rrezistent”.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…