Futbolli shqiptar rinis me Superkupën, Superiorja starton më 11 shtator

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përcakton datat e nisjes dhe përfundimit të aktiviteteve futbollistike në vend për sezonin 2021-2022.


Është mbledhur sot Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që kishte si objektiv përcaktimin e datave të nisjes dhe përfundimit të aktiviteteve futbollistike në vend për sezonin 2021-2022.

Kështu pas shqyrtimit të propozimeve të ndryshme të Sektorit të garave, Komiteti Ekzekutiv vendosi që sezoni të startojë më 28 gusht me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë, dhe të përfundojë më 31 maj të vitit 2022 me finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kategoria Superiore, që është edhe liga më e rëndësishme e futbollit në vend, do të ngrejë siparin pikërisht më 11 shtator me javën e parë dhe do të njohë kampionin e ri vetëm më 26 maj të vitit të ardhshëm, kur edhe është parashikuar të luhet java e fundit.

Po më 11 shtator do të startojnë edhe Kategoria e Parë, si dhe turi para-eliminator i Kupës së Shqipërisë, ndërsa më 19 shtator do të ngrenë siparin Kategoria e Dytë dhe kampionatet e moshave nga U13 deri në U19.

Sa i përket futbollit të femrave, java e parë do të startojë vetëm më 26 shtator dhe ky kompeticion pritet të ulë siparin e të shpallë kampionin e ri vetëm më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

• Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

• Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.

• Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.

• Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…