Xhani De Biazi bekon Etrit Berishën, kalimi te Torino një realitet

Etrit Berisha po konkretizohet si afrim i Torinos këtë merkato, duke marrë të mirëqenë largimin e Sirigut. Këtë lëvizje të Torinos e ka “bekuar” edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biasi


Etrit Berisha po konkretizohet si afrim i Torinos këtë merkato, duke marrë të mirëqenë largimin e Sirigut. Emri i shqiptarit është në listën e atyre portierëve që kanë bërë mirë në Serinë B, pa arritur të ngjitet në elitë me Spalin.

Së fundmi, mediat pranë Torinos bëjnë me dije se shqiptari mund të vijë te “Granadat” në formë shkëmbimi, teksa një nga talentet e akademisë do të transferohet te SPAL.

Këtë lëvizje të Torinos e ka “bekuar” edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi. Ky i fundit në një intervistë për “Tuttosport”, është shprehur se Berisha është lëvizja e duhur, duke thënë se jep siguri në prapavijë.

“Jep siguri në portë dhe ka besueshmëri. Di të komandojë mbrojtjen. Berisha është një garanci për skuadrën.”

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…