Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me spektatorë

Komitet aprovoi zyrtarisht praninë e një maksimumi prej 10 mijë tifozësh në çdo event të Lojërave Olimpike.


Tokio po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike, që do të zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, teksa Komiteti Organizativ i tyre ka marrë më në fund një vendim mjaft të rëndësishëm, që lidhet me praninë e publikut.

Kështu pasi u vendos që të mos lejohej asnjë tifoz jo japonez, ky Komitet aprovoi zyrtarisht praninë e një maksimumi prej 10 mijë tifozësh në çdo event të Lojërave Olimpike.

Vendimi është marrë në një mbledhje online, ku ishin të pranishëm Kreu i Komitetit Olimpik Thomas Bach, guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike dhe ministrja e sporteve Tamayo Marukawa.

Sipas vendimit, tifozët nuk do të lejohet të ekzaltohen e festojnë në tribuna, janë të detyruar të mbajnë gjatë gjithë kohës maskë dhe menjëherë pasi të dalin nga impiantet sportive, duhet të shkojnë në shtëpi.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…