Southgate: Gjermaninë e mundëm me tru!

Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e fitores ndaj Gjermanisë dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të bëjë histori.


55 vite për ta eliminuar Gjermaninë. Për herë të fundit Anglia kishte fituar në një ndeshje me eliminim në finalen e Kupës së Botës në vitin 1966, duel për të cilin ka ende polemika. Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, tregon sekretet e kësaj fitoreje dhe thekson se ky ekip ka mundësinë të bëjë histori.

“Sot morëm një rezultat të madh. Anglia nuk kishte arritur ta mposhte Gjermaninë në një lojë me eliminim që nga finalja e luajtur këtu në vitin 1966. Këta djem vazhdojnë të shkruajnë historinë dhe e kanë shansin sërish të shkojnë në një gjysmëfinale të Kampionatit Europian. Vetëm një herë ia ka dalë Anglia dhe kemi shansin të bëjmë diçka vërtetë të veçantë”.

Mbështetja e tifozëve? Kam qenë në këtë stadium plot me tifoz, por nuk e kam dëgjuar askund nivelin e zhurmës që ata bënë sot. Ata kanë qenë para nesh në çdo sfidë, ishin me ne sa herë bënim presing, sa herë vraponin. Energjia në stadium ishte e pabesueshme. Është diçka e bukur që të dish që miliona njerëz gëzojnë pas një viti kaq të vështirë. Është diçka e veçantë t’u japësh njerëzve këtë kënaqësi”.

Taktika? Gjithmonë ka pasur pyetje në lidhje me ne kundër ekipeve të mëdha, sidomos në Kupën e Botës. Ne e dinim që Gjermania, me përvojën që ka do tentonte të kontrollonte shpejtësinë e lojës, zotërimin e topit. E dinim që Kroos do të organizonte lojën dhe duhet të ishim të durueshëm. Ajo që më ka pëlqyer më shumë, gjithmonë, ka qenë pasioni dhe zemra që kemi vendosur në fushë, por sot kemi luajtur me tru”, tha trajneri i Anglisë.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…