Armand Duka: Luks për Shqipërinë të ketë Kumbullën, Gjimshitin dhe Hysajn!

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur së fundmi mbi kampionatin europian, teksa në emisionin Euromania, nuk mund të mos përmendte edhe kombëtaren. Duka thekson se është një liks për Shqipërinë të ketë në organikë lojtarë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj apo Ismajli që aktivizohen në Serinë A.


Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur së fundmi mbi kampionatin europian, teksa në emisionin Euromania, nuk mund të mos përmendte edhe kombëtaren. Duka thekson se është një liks për Shqipërinë të ketë në organikë lojtarë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj apo Ismajli që aktivizohen në Serinë A.

SI E SHIKON KËTË EUROPIAN? “Është një event që mezi e presin të gjithë. Ky EURO 2020 është i veçantë sepse vjen pas një periudhë të vështirë, futbolli është i pari që ka dhënë shenjat e rikthimit, aq më shumë ka rikthyer edhe tifozët. Njerëzit e shikojmë me më shumë gëzim këtë Europian, për vet faktit të triumfit ndaj virusit“.

RASTI ERIKSEN- “Ka qenë moment shumë i vështirë, kur Eriksen ra në koma. Ka qenë impresionues, solidariteti i gjithë botës së futbollit. Futbolli vërteton që i bashkon njerëzit akoma më shumë edhe në momentet e vështirë“.

A DUHET TË LUHEJ NDESHJA DANIMARKË VS FINLANDË? “Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë. Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta çekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt“.

TIFOZËT NË STADIUME– “Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera“.

FAVORITËT E EUROPIANIT– “Është akoma vështirë të përcaktosh në ndeshjet e para. Skuadrat më të mira në letër, para Europianit janë, Franca, Anglia, Italia për mua mbetet një favorit, por edhe Portugalia mundet. Nuk mund të them që Gjermania, nuk mund të jetë pretendente. Gjermania luajti një ndeshje shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë. Gjermania besoj se do e kalojë grupin, nuk do e diskutojë kalimin e grupit. Franca është ekip me shumë kualitete dhe talente brenda. Nuk duhet nënverësuar në asnjë rast fanella, tradita. Fanella e gjermanëve është e rëndë. Dje më pëlqeu Hungaria, nuk e meritonte atë rezultat. E pësuan nga një gol aksidental. Nuk mund të them që Portugalia e Ronaldos, ishte një skuadër që e komandoi lojën. Ngelet për tu parë akoma. Portugalia mbetet një skuadër që mund të shkojë lartë“.

DASHURIA PËR ITALINË- “Nuk është se jam ndonjë tifoz i zjarrtë i ndonjë skuadre në Europian. Shpresoj të bëjë mirë Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Kanë lojtarë shqiptarë. Ndeshjen e parë të Italisë e kam parë në stadium, ishte një ndeshje fantastike. Italia është pretendent serioz për të shkojë në finale. Ka bindje se do e prekë Uemblin. Ky format nuk do të vazhdohet. Formati i ardhshëm do të jetë në një shtet si Gjermania. Dhe do të vazhdohet në 1 ose 2 shtete. Nuk i kemi ende kushtet dhe mundësitë. Është fat dhe sukses për Shqipërinë që do të organizojë finalen e Konferenc Ligë. Uroj që në Tiranë, të shikojmë një finale të skuadrave të mëdhaja“.

MANÇNI TE SHQIPËRIA NË TË ARDHMEN? “Do të ishte luks, të kishim një trajner si Mançini në të ardhmen. Aq më shumë me atë që po i shton CV së tij me kombëtaren italiane”.

KONTIGJENTI I SHQIPËRISË- “Nuk është kollaj që të implementosh çdo gjë aq kollaj. Kemi një mbrojte shumë të mirë, në të njëjta nivele me Italinë. Repartet e tjera nuk i kemi në të njëjtët nivele”.

KUSH E BINDI KUMBULLËN- “Nuk është se Kumbulla ka refuzuar ndonjëherë Shqipërinë, ka luajtur edhe me moshat e Shqipërisë dhe ka vazhduar normalisht me Kombëtaren. Është luks për ne të kemi futbollistë si Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj dhe Ismajli. Jemi me fat që i kemi”.

KOMBËTARJA- “Europiani është disi më i lehtë se Botërori, për t’u kualifikuar. Ka më shumë mundësi. Ne në edicionin e ardhshëm do të luajmë në Grupin B dhe është e sigurt që do të jemi në “Play-Off”. Duhet të marrim maksimumin ndaj Polonisë”.

DËBUTIMI I MAQEDONISË- “Nuk janë rastësisht aty, ka futbollistë të mirë në gjirin e saj, që luajnë në skuadra të rëndësishme. Ndaj Austrisë meritonte edhe një pikë. Uroj që të bëjë më shumë. Unë do të doja shumë që të ecte më shumë. Ka futbollistë shqiptarë dhe presidentin i FFM është shqiptar”.

INCIDENTI ME ARNAUTOVIÇ– “Kam parë diçka në rrjetet sociale. Nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur dhe çfarë është thënë. Edhe nëse ka ndodhur ka qenë emocionale, nuk besoj se do e bënte me koshiencë. Gabim në gjaknxehtësi”, u shpreh Duka. /VipSport.al/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…