Novak Djokovic triumfon në “Roland Garros”

Me triumfin në Roland Garros, Novak Djokovic u ngjit në kuotën 19 të trofeve Slam, duke e parë veten tashmë thjesht një titull larg dyshes së mirënjohur Roger Federer – Rafael Nadal.


Me triumfin në “Roland Garros”, Novak Djokovic u ngjit në kuotën 19 të trofeve Slam, duke e parë veten tashmë thjesht një titull larg dyshes së mirënjohur Roger Federer – Rafael Nadal.

Tenisti nga Serbia u duk i mundur pas dy seteve të para, por Nole ia doli mbanë për të përmbysur gjithçka, duke fituar për herë të dytë në karrierë Kupën e Musketierëve. Një fitore e madhe dhe një sukses i jashtëzakonshëm për 34-vjeçarin në Slam-in francez, për më tepër ndaj një tenisti si Stefanos Tsitsipas, që u duk fillimisht se ishte në një ditë të mirë, për t’u kurorëzuar me titullin e parë të madh, që në finalen e parë Slam në karrierë.

Titulli i dytë rresht Slam për numrin 1 të botës, që këtë herë përveç titullit përfitoi edhe 800 pikë në klasifikimin e përgjithshëm botëror. 12 muaj më herët Nole u poshtërua në finalen e madhe duke pësuar një ndër humbjet më të rënda në karrierë.

Në atë takim Rafael Nadali humbi vetëm dy game gjithsej në dy setet e para të ndeshjes dhe “mbreti i fushave me dhe” u kurorëzua për herë të 13 në turneun e famshëm parizien, duke fituar thellë 6-0, 6-2, 7-5, ndërsa këtë herë në edicionin e 125 të Roland Garros-it Djokovic ia doli për të triumfuar, pavarësisht vështirësive të mëdha që hasi përgjatë rrugëtimit të tij.

Tr ndeshjet e para me kundërshtarë si Tennys Sandgren, Pablo Cuevas dhe Ricardas Berankis Nole i fitoi pastër dhe pa asnjë lloj vështirësie, ndërsa më pas aventura e tij u ndërlikua ndjeshëm dhe Novak Djokovic u përball me sfida tepër të vështira, duke nxjerrë në pah përsëri besimin e jashtëzakonshëm si dhe forcën e pabesueshme që ka ky njeri në aspektin psikologjik.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…