Tension te Franca, Zidan projektohet si pasues i Deschamps!

Drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit po mendojnë edhe largimin e Didier Deschamp nga stoli i skuadrës dhe vendin e tij ta marrë Zinedine Zidane


TJo vetëm eleminimi nga kampionati Europian te Franca kanë shpërthyer edhe debatet e brendshme. Madje drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit po mendojnë edhe largimin e Didier Deschamps nga stoli i skuadrës dhe vendin e tij ta marrë Zinedine Zidane.

Ky i fundit po përflitet gjithnjë e më shumë si pasues i trajnerit aktual të kampionve në fuqi të botës.

Eliminimi ndaj Zvicrës ka sjellë edhe përplasje të forta mes lojtarëve të skuadrës, diçka që ka prishur edhe më shumë atmosferën rreth ekipit. Por fillimisht ka nisur debati mes familjarve.

E ëma e Rabiot i është drejtuar familjarëve të Pogba dhe Mbappe duke i kritikuar ashpër dyshen Pogba-Mbappe. Për këtë të fundit është acaruar sepse sipas saj sulmuesi i PSG po humbet shumë raste shënimi. Më herët debatet e brendshme kanë nisur edhe përpara startit të Europianit, kur Giroud ka debatuar me Mbappe.

Ky i fundit sipas sulmuesit të Chelsea-t nuk i shërbeu asnjë top gjatë sfidës. Konflikte dhe eliminime, Franca po përjeton një moment të dytë tensioni, njësoj si shumë vite më parë kur skuadrën e drejtonte Raymond Domenech.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…