Etrit Berisha kalon me sukses vizitat mjekësore, transferimi te Torino formalitet

Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Torinos. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në qytetin kryesor të Piementos dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore, një ritual që i paraprin firmës mbi kontratë.


Etrit Berisha mund të konsiderohet tashmë një lojtar i Torinos. Numri 1 i përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në qytetin kryesor të Piementos dhe ka zhvilluar vizitat mjekësore, një ritual që i paraprin firmës mbi kontratë.

32-vjeçari nga Prishtina kishte edhe një vit kontratë me Spalin, por presidenti i “demave” gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit bardhekaltër për ta afruar menjëherë gardianin kuqezi tek klubi torinez pa paguar asgjë, teksa klubi nga Ferrara do të heqë barrën e pagës vjetore të portierit.

Me Torinon Berisha do të ketë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me këtë klub deri në vitin 2023. Berisha pritet të marrë vendin e Salvatore Sirigut dhe ka shumë gjasa që të jetë titullar tek Toro, duke qenë që portieri i përfaqësueses italiane nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e tifozët, dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin.

Ndërkohë gardiani i përfaqësueses sonë rikthehet në këtë mënyrë në Serinë A pas një edicioni në Serinë B. Berisha ka luajtur në nivelin maksimal të futbollit italian edhe me fanellat e Lazios, Atalantës, por edhe Spalit. Portieri numëron 139 paraqitje në Serinë A dhe do të jetë një garanci më shumë për trajnerin e sapoardhur Ivan Juric./ Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…