Patrick Vieira, trajneri i ri i Crystal Palace

Pas largimit të Roy Hodgson, drejtuesit e Crystal Palace duket se kanë vendosur t’ia besojnë pankinën francezit Patrick Vieira.


Pas largimit të Roy Hodgson, drejtuesit e Crystal Palace duket se kanë vendosur t’ia besojnë pankinën francezit Patrick Vieira, i cili ka mbërritur në Londër dhe po kërkon shtëpi pikërisht në lagjen që është bazë e klubit.

Drejtuesit e Crystal Palace kontaktuan fillimisht me Lucien Favre, i cili pranoi ofertën, por më pas ndërroi mendje në mënyrë të befasishme, duke thënë se dëshiron të qëndrojë pushim edhe për një sezon tjetër.

Të ndodhur në këtë situatë, londinezët kontaktuan menjëherë me Vieira, një trajner që e njeh mirë Premier Leaguen, pasi ka qenë për shumë kohë futbollist dhe kapiten i Arsenalit.

Eksperienca e Vieira si trajner nisi më 2018-ën, kur u ul në pankinën e Nice-s dhe qëndroi për më shumë se dy sezone, pasi u shkarkua vetëm në dhjetor të vitit të kaluar, pas 5 humbjeve radhazi në kampionatin francez.

Marrëveshja mes Crystal Palace dhe Vieira është arritur dhe në orët e ardhshme pritet të firmoset kontrata e të bëhet prezantimi zyrtar, ndërsa mediat britanike raportojnë se francezi po merret edhe me dokumentacionin për sigurimin e lejes së punës./Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…