Tare: Ka shumë entuziazëm për Sarrin, skuadra do të përforcohet

Ulja e Maurizio Sarrit në pankinë, ka rritur ndjeshëm interesin dhe entuziazmin e tifozëve të Lazios dhe këtë e pranon vetë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare


Ulja e Maurizio Sarrit në pankinë, ka rritur ndjeshëm interesin dhe entuziazmin e tifozëve të Lazios dhe këtë e pranon vetë drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, i cili zbulon se ka ende dilema mbi kohën dhe vendin e prezantimit zyrtar të trajnerit të ri të skuadrës.

“Ka shumë interes dhe entuziazëm mbi afrimin e Sarrit, mënyrën sesi punon dhe mbi të gjitha kuriozitet për skuadrën që do të krijojë. Kjo është diçka mjaft pozitive, ndërsa mua dhe presidentit na ka mbetur të caktojmë ku dhe kur do të bëhet prezantimi zyrtar i tij, pasi grumbullimi nis më 7 korrik”, u shpreh Tare.

Së fundi shumë emra janë lakuar si kandidatë për t’iu bashkuar bardhekaltërve dhe të tjerë janë në listën e atyre që mund të largohen nga Lazio, por vetë njeriu i merkatos, Tare zbulon se fillimisht do të operohet në dalje dhe më pas do të synohet përforcimi i ekipit.

“Fillimisht duhet të zgjidhim disa probleme që kemi dhe të operojmë me merkaton në dalje. Më pas do të nisim punën për përforcimin gradual të skuadrës, natyrisht duke parë edhe mundësitë që kemi, pasi nuk mund të bëjmë çmenduri në merkato”, deklaroi Tare./Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…