Taulant Xhaka: Mëkat që Graniti nuk luan kundër Spanjës!

Taulant Xhaka e njeh më mirë se kushdo Granitin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur për kualifikimin e Zvicrës, por mbi të gjitha për faktin që vëllai i tij nuk do të luajë dot në çerekfinalet e Europianit kundër Spanjës.


Taulant Xhaka e njeh më mirë se kushdo Granitin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka folur për kualifikimin e Zvicrës, por mbi të gjitha për faktin që vëllai i tij nuk do të luajë dot në çerekfinalet e Europianit kundër Spanjës.

Në një prononcim për mediat zvicerane ai thotë se foli menjëherë pas duelit me Francën dhe Graniti ishte shumë i zhgënjyer. “Unë e pashë të lumtur dhe të gëzuar në fushën e lojës, ashtu siç e patë të gjithë ju.

Në të vërtetë kur fola në telefon pas ndeshjes ishte edhe i zhgënjyer që nuk luan dot në çerekfinale. Është një mëkat i madh sepse e meritonte. Ndaj Francës bëri një ndeshje të shkëlqyer. Por, i tillë është futbolli. Më vjen shumë keq!”, ka thënë Taulanti.

Ai më tej foli edhe për performancën e ekipit dhe shanset kundër Spanjës. “Më pëlqyen të gjithë. Nuk u dorëzuan. Unë kam disa miq dhe thuajse i njoh të gjithë lojtarët e Zvicrës. Bënë mirë ndaj një ekipi të madh si Franca.

Tani ndaj Spanjës duhet të lënë sërish zemrën në fushë në mënyrë që të shkojnë në gjysmëfinale. Nuk është e lehtë, por kjo është rruga e vetme”, shtoi mesfushori i kuqezinjve. Xhaka është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Bazelit pas një kohe të gjatë. Ai kreu një operacion në gju dhe ka nisur fazën përgatitore.

“Duhet pak kujdes tani, por ndihem mirë. Qëndrova jashtë fushës së lojës për një kohë të gjatë dhe tani kam dëshirë që të bëj gjithçka në fushën e lojës. Jam i karikuar dhe stërvitjet më kishin munguar shumë”, tha ai.

Taulant Xhaka ka munguar në Kombëtaren shqiptare për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve, por edhe për faktin se Reja ka bërë shumë ndryshime në mesfushë dhe nuk e konsideron si titullar. Sigurisht që pas rikuperimit të plotë mund të jetë një alternativë e besueshme./BalkanWeb/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…