Champions League për Femra, Vllaznia përballet me fituesen e Ferencvárosi-Czarni Sosnowiec

Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia në raundin e parë eliminator të UEFA Women’s Champions League do të përballet me fituesen e çiftit Ferencvárosi TC (HUN) – KKS Czarni Sosnowiec (POL)


Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Vllaznia është njohur me shortin e raundit të parë eliminator të UEFA Women’s Champions League.

Sipas shortit të UEFA-s, vajzat kuqeblu do të përballen me fituesen e çiftit Ferencvárosi TC (HUN) – KKS Czarni Sosnowiec (POL), sfidë kjo që luhet më datën 18 gusht 2021.

Ndërsa më 21 gusht 2021, Vllaznia për femra do të presë në Shkodër ekipin që do të kalojë këtë provë të parë. Nëse arrin të kalojë raundin e parë, kampionia e Shqipërisë do të duhet të luajë shanset në raundin e dytë të Women’s Champions League, ku çiftet do të përcaktohen sërish me short, ndërsa sfidat e para do të luhen më 31 gusht/1 shtator dhe ato të kthimit më 8/9 shtator.

Dhe nëse Vllaznia do të kalojë raundin e dytë do të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions, çka do të përbënte një sukses të madh për kampionen e Shqipërisë dhe për futbollin e femrave.

Vitin e kaluar skuadra kuqeblu kaloi raundin e parë, duke eliminuar kampionen e Turqisë, ALG Spor, por nuk mundi të shkonte më tej raundit të dytë pasi u mund nga Minsk. /FSHF/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…