Dëmtoi “Tendinën e Akilit”, Spinazzola gjashtë muaj pa futboll

Mbrojtësi i majtë i Romës, që po shkëlqente me Italinë në Europian, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës dhe la fushën e lojës me ndihmën e barelës e mes lotësh nga dhimbja.


Leonardo Spinazzola është vërtetë i pafat. Mbrojtësi i majtë i Romës, që po shkëlqente me Italinë në Europian, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës dhe la fushën e lojës me ndihmën e barelës e mes lotësh nga dhimbja.

Dyshimet e para ishin për një dëmtim në “tendinën e Akilit” që u konfirmua sot edhe nga ekzaminimet mjekësore, çka përkthehet në përfundim para kohe të Kampionatit Europian për anësorin 28-vjeçar.

Spinazzola u kthye në Itali bashkë me skuadrën dhe ndjeu gjithë mbështetjen e shokëve të ekipit gjatë fluturimit në avion, pasi të gjithë thirrën emrin e tij në kor, si për ta ngushëlluar për atë dëmtim të rëndë.

Tani mbrojtësi i majtë italian do të rikthehet në Romë, ku do të përgatitet për një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit, ndërsa parashikimet janë që të qëndrojë për të paktën 5 apo 6 muaj jashtë fushave të lojës.

Thënë ndryshe, Spinazzola do të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit 2022, ndërsa vetë futbollisti u shfaq optimist nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tha se ëndrra për të fituar Europianin vazhdon dhe se do të kthehet edhe më i fortë nga dëmtimi./ Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…