Është çështje politike: Anglia fiton Euro 2020!

Opinion nga gazetari Aranit Muraçi, kryeredaktor i Agon News


Nga Aranit Muraçi, Agon News

Anglia sfidon në futboll BE-në, pas Brexit?. Pas një finale Champions-i, e tëra angleze, Anglia merr edhe Europianin. Ajo luan sot me Ukrainën në Romë dhe nëse kalon në gjysmëfinale pret më 7 korrik në mitikun “Wembley” të Londrës fituesin e çiftit Çeki-Danimarkë. Faktori fushë i bën edhe më favoritë për të arritur finalen e madhe.

Në finale sipas projeksioneve të fundit Anglia do të përballet me Italinë, sërish në “Wembley” ku sërish faktori fushë do ta ndihmojë që më 11 korrik të ngrejë këtë trofe. Anglia është e vetmja skuadër e madhe që nuk ka mundur dot ta fitojë asnjëherë Europianin.

“Marrëveshja” në rang politik është arritur para se të fillonte Europiani. Madje me preçizion është zgjedhur “Wembley” nga UEFA për të gjitha ndeshjet vendimtare të Anglisë, ashtu siç edhe i qëlloi të luante me Gjermaninë.

Franca, “dhelpra” e politikës europiane e kuptoi hilen dhe iku shpejt nga ky turne për të bërë llogari të tjera, me Botërorin e Katarit. Holanda i merr vesh prej Francës e para, dhe iku madje para saj, për të mos shpenzuar kohë.

Shembull politik ?! Edhe në çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, Holanda dilte e para kundër, pastaj Franca. Kur Holanda më në fund pranoi, edhe Franca tha se ishte dakort që Shqipëria të pranohej. Nuk është se kishte ndryshuar ndonjë gjë në Shqipëri, veç qëndrimeve politike.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…