Kombëtarja e Femrave, dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë më 12 dhe 15 korrik.


Kombëtarja shqiptare e femrave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Turqisë më 12 dhe 15 korrik.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord që këto dy ndeshje të zhvillohen në Shqipëri. Sfida e parë do të luhet më 12 korrik në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Selman Stërmasi” në ora 18:00 . Ekipi Kombëtar i femrave do të qëndrojë i grumbulluar në Elbasan nga 10 korriku deri më 15 korrik.

Kjo nuk është miqësorja e parë që Kombëtarja e drejtuar nga tekniku Grima do të zhvillojë për këtë vit, pas miqësores kundër Bosnjë & Hercegovinës në transfertë, ku vajzat kuqezi bënë një paraqitje mjaft të mirë. Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë Grimës për të testuar elementet e reja në skuadër, për të krijuar një ide më të qartë mbi skuadrën përpara eliminatoreve të Kupës së Botës 2023, ku Shqipëria është shortuar me Belgjikën, Norvegjinë, Poloninë, Kosovën dhe Armeninë.

Në ditët në vijim, trajneri Grima do të publikojë edhe listën me futbollistet e grumbulluara në prag të këtyre dy sfidave./FSHF/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…