Gianni De Biasi: Etrit Berisha, një djalë i jashtëzakonshëm!

Etrit Berisha firmosi për Torinon në Serinë A. Mediat italiane kanë pyetur trajnerin Gianni De Biasi për të kuptuar se çfarë mund të sjellë gardiani shqiptar.


Etrit Berisha e ka bërë kalimin e tij në këtë merkato të verës për të shkuar nga SPAL te Torino në Serinë A. Ky është vendi që portieri i Kombëtares meriton, për të qenë pjesë e elitës së futbollit italian.

Ndërkohë në mediat pranë Torinos kanë pyetur trajnerin Gianni De Biasi, për të kuptuar se çfarë mund të sjellë gardiani shqiptar.

“Është një djalë i jashtëzakonshëm, i edukuar në gjithë sjelljen e tij. Etriti i mat gjithmonë veprimet. Portierët zakonisht nuk janë të tillë, por ai është i vëmendshëm. Torino ka marrë një profesionist të vërtetë me dëshirën e madhe për të mësuar.

Punon shumë. Fizikisht dhe atletikisht arrin të bëjë gjëra shumë domethënëse. Zuri vendin e Ujkanit, unë i besova dhe ma ktheu me një seri ndeshjesh fantastike”, tha Gianni De Biasi. /Sport Ekspres/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…