Edmond Kapllani: Anglia luan një futboll solid, favorite për kampione të Euro 2020!

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, i ftuar në “EUROMANIA” foli për EURO 2020 dhe favoritët e këtij kompeticioni.


I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia ishte ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, i cili foli për EURO 2020 dhe favoritët e këtij kompeticioni, gjithashtu edhe për Kategorinë Superiore dhe lojtarët e saj.

“Goli më i veçantë ishte me Kombëtaren ku pas 6-7 ndeshjesh bëra golin e parë. Gjermania nuk është në zi kombëtare edhe pse pritshmëritë ishin të mëdha, pavarësisht Lëvit që do të largohej dhe elementëve cilësore. Pritshmëria ime ishte që Gjermania nuk mund të mbërriste aq sa arriti.

Lëvi kishte në pankinë prej 15 vitesh në kombëtare dhe u bënte si i bezdisshëm, Fliku do të bëjë mirë me kombëtaren dhe do të fusë një frymë grupi. Edhe lojtarët në Shqipëri pak a shumë pagesat janë të mira dhe objektivi i lojtarëve është të arrinë një kontratë të mirë. Duke parë nivelin e Superiores nuk duhet të shohësh anën negative.

Spanja më ka kënaqur shumë futbolli i saj, por tani ka lojtarë pa eksperiencë duke hequr 3-4 lojtarë por Italia do ta ketë të vështirë. Më vjen keq për Levandovskin, më pëlqen shumë si sulmues dhe më vjen keq që nuk arriti deri në çerekfinale sepse e meriton një sulmues si ai.

Më vjen mirë për Herri Kejnin sepse pavarësisht kritikave e tregoi që është një sulmues i madh. Anglia është favorite, bën një futboll solid është e lodhshme si futboll, por në ato momente që ai futboll bëhet i mërzitshëm ajo tregon kualitetet e saj duke u bërë deçizive.”, tha Kapllani./BalkanWeB/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…