Iljaz Çeço, virtuozi “blu” i Dinamos që mban rekordin unik me Kombëtaren!

Legjenda e Dinamos, Iljaz Çeço, është një nga mesfushorët më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria.


Nga Dash Frasheri

Legjenda e Dinamos, Iljaz Çeço, është një nga mesfushorët më të mirë që ka nxjerrë Shqipëria. Ish-lojtari i Kombëtares (7 ndeshje), fituesi i pesë titujve kampionë me blutë kryeqytetas.

Bashkëlojtar i Torez Çirakut, Medin Zhegës, Saimir Dautit, Mehdi Bushatit, Jani Ramës, Çlirim Hysit, Rifat Ibërshimit, Faruk Sejdinit, Kujtim Çoçolit, Shyqyri Ballgjinit, Ilir Përnaskës, Vasillaq Zërit, Frederik Gjinalit, Xhorxhi Pukës, Haxhi Mërgjyshit, Muhedin Targajt, Gani Xhafës.

Me virtuozin Çeço në skuadër, Dinamo dominoi në vitet 1967-1977, duke fituar pesë tituj kampionë, tre prej tyre rresht: ato në sezonet 1974-1975, 1975-1976 dhe 1976-1977.

“Mjeshtri” Çeço fitoi gjatë karrierës së tij 5 kampionate, 3 Kupa të Republikës (1971, 1974, 1978) dhe 2 Spartakiada Kombëtare.

Ata që e njohin “gjeniun blu”, e dinë se ai nuk kompromise kur flitet për Dinamon. Numëron 15 vjet si lojtar dhe shtatë vjet si drejtues (shef klubi 1981-1987).

NGA TRAKTORI TE DINAMO

Djaloshi 10-vjeçar Çeço e ka filluar futbollin qysh me Spartakiadat e Pionierëve. Për herë të parë me ekipin e parë të “Traktorit” ka luajtur në vitin 1961.

Ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Traktorit e ka luajtur ndaj Korabit më 13 janar 1962, në moshën 15- vjeçare.

Ai u përfshi në futboll dhe u përgatit nga trajneri i njohur, Adem Karapici (ish-trajneri i Kombëtares), i cili aktivizoi në një moshë fare të re, pra 15 vjeç me Traktorin e Lushnjës.

Pas dy sezonesh, në vitin 1963, ai u bë pjesë e Dinamos, për të cilën luajti 15 vjet rresht. Gjatë kësaj kohe u bë edhe anëtar i ekipit Kombëtar.

Ai ka dalë dy herë futbollisti më i mirë i Shqipërisë, në sezonet 1965-1966 dhe 1966-1967, në këtë të fundit së bashku edhe me Panajot Panon.

Iljaz Çeço ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me Traktorin e Lushnjës dhe Dinamon, por për të do të mbeteten pashlyera nga kujtesa dy përballjet me Ajaksin e Amsterdamit, i cili luajti në 1970-ën përballë 17 Nëntorit (sot Tirana), të drejtuar nga Myslim Alla, një tjetër ish-trajner i Kombëtares.

Ndeshja e parë në Tiranë përfundoi 2-2 (16 shtator 1970), ndërsa ajo e kthimit 2-0 në Amsterdam (30 shtator 1970).

NGA HOLANDA TE GJERMANIA

Iljaz Çeço ka qenë kapiteni i Dinamos dhe lojtar i ekipit Kombëtar. Ai ka zhvilluar 11 ndeshje me Kombëtaren dhe një numër ndeshjesh ndërkombëtare.

Iljaz Çeço ndeshjen e tij të parë ndërkombëtare e ka luajtur me Dinamon kundër Levskit të Sofjes (më 8 prill 1964, 1-1 për Kupën Ballkanike), ku zëvendësoi Skënder Jarecin, që në atë ndeshje la futbollin.

Me Kombëtaren, ai ka zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin Kombëtar në periudhën 1964-1971, pikërisht në ndeshjet kundër Algjerisë, dhe Holandës në vitin 1964, Polonisë dhe Turqisë në vitin 1970, ndërsa në vitin 1971, kundër Gjermanisë Perëndimore, Polonisë dhe Turqisë.

Ndeshja e parë e tij është ajo kundër Algjerisë, një miqësore e zhvilluar më 11 tetor 1964, në Tiranë, në një barazim 1-1, e ku Iljazi zëvendësoi Mehdi Bushatin.

“Për herë të parë në një ndeshje zyrtare me Kombëtaren, – tregon Çeço, – kam luajtur në moshën 17-vjeçare. Më ka futur në lojë trajneri Zyber Konçi, pikërisht në ndeshjen e humbur 2-0 me Holandën, në vitin 1964 (25 tetor 1964). Kam luajtur përkrah Skënder Halilit, Panajot Panos, Robert Jasharit, Mehdi Bushatit. Isha më i vogli”.

Në fakt, aktivizimi i tij në moshën 17-vjeçare (saktësisht, 17 vjeç e 281 ditë) mbetet edhe një rekord unik! I pathyer deri më sot! Pas tij vjen Blendi Nallbani i cili ishte 17 vjeç e 338 ditë kur luajti me Kombëtaren në “Uembli” më 26 prill 1989 ndaj Anglisë.

Me lojën e shkëlqyer të tij me Dinamon, Çeço fitoi një vend titullari në ndeshjen e parë të Shqipërisë në “Qemal Stafa” për eliminatoret e një Kampionati Botëror, pikërisht ndaj Holandës, në atë humbje 2-0, më 25 tetor 1964 (po me trajner Zyber Konçin), përkrah emrave të tillë si Fatmir Frashëri, Panajot Pano, Fatmir Deliallisi, Lin Shllaku, Robert Jashari, etj.

“Unë kam qenë një lojtar, që lidhja disa breza futbollistësh, atyre të viteve 1960-1970. Atëherë luhej një futboll fizik, ndërkohë që unë futa teknikën, apo nocionet e futbollit modern, që shohim edhe sot”, – tregon Çeço.

Rivesh fanellën e Përfaqësueses, në ndeshjen kundër Polonisë, në atë humbje 3-0 në Katovicë (17 tetor 1970, për eliminatoret e Euro 1972)), kur në bankinë ishte Loro Boriçi, për të vazhduar në Turqi-Shqipëri 2-1 (13 dhjetor 1970).

Karriera e tij me Kombëtaren kulmon në atë humbje minimale 0-1 me Gjermaninë e Helmut Shënit, kur humbëm më 17 shkurt të vitit 1971, me golin e të famshmit Gerd Myler.

Një Çeço virtuoz me Dinellën (portier) Gjikën, Canin, Kasmin, Dhalesin, Ziun, Vason, Panon dhe Bizin bënë një paraqitje të pëlqyeshme para 18 mijë shikuesve në “Qemal Stafa”. Poloni-Shqipëri 1-1 (12 maj 1971) dhe Shqipëri-Turqi 3-0 (14 nëntor 1971) janë dhe dy ndeshjet e fundit të Çeços me Kombëtaren.

KAPITEN NË KUPËN BALLKANIKE

Kapiteni Iljaz Çeço ka luajtur në disa ndeshje ndërkombëtare me Dinamon, në Europë, por dhe për Kupën Ballaknike. “Po, – thotë Çeço, – kam luajtur në Kupën Ballkanikë në vitin 1963-1964, 1969 dhe 1976, por kam luajtur në Kupën Ballkanike edhe me Vllazninë e Shkodrës, por dhe Kupën e Kampioneve me Tiranën kundër Ajaksit të Amsterdamit”. Me klubin e Dinamos ai ka luajtur një numër të madh ndeshjesh ndërkombëtare.

—***—

Ekipet kampione të Dinamos ku është edhe Iljaz Çeço

1966-1967

Jani Rama, Andrea Bardhoshi, Frederik Gjinali, Mikail Stamo, Naim Hushi, Lorenc Vorfi, ILJAZ ÇEÇO, Taip Çutra, Medin Zhega, Saimir Dauti, Janaq Saraci, Clirim Hysi, Foto Stamo, Gani Xhafa, Xhevahir Taushani, Ibrahim Kodra, Durim Shehu, Namik Jareci, Ivan Loli, Shusja, Bujar Hyka, Durim Bako, Koco Dinella, Bulku, Popa, Shpetim Hoxha, Edmond Dilaveri, Mehdi Bushati, Faruk Sejdini. Trajner: Skënder Jareci.

1972-1973

Frederik Gjinali, Rifat Ibërshimi, Faruk Sejdini, Gani Xhafa, ILJAZ ÇEÇO, Ilir Përnaska, Jani Rama, Çlirim Hysi, Ibrahim Kodra, Mehmet Xhafa, Torez Çiraku, Ahmet Ahmedani, Shpëtim Hoxha, Enver Hafizi, Miluka, Skënder Guzja, Kujtim Çoçoli, Taip Çutra, Haxhi Mërgjyshi, Hamit Dhrima, Agron Shapllo. Trajner: Skënder Jareci.

1974-1975

ILJAZ ÇEÇO, Shyqyri Ballgjini, Ahmet Ahmedani, Ilir Përnaska, Rifat Ibërshimi, Jani Rama, Xhorxhi Puka, Faruk Sejdini, Ibrahim Kodra, Torez Çiraku, Kujtim Çoçoli, Vasillaq Zëri, Gani Xhafa, Haxhi Mërgjyshi, Frederik Gjinali, Petrit Gjoni, Muhedin Targaj, Enver Hafizi, Shaban Zenuni. Trajner: Sabri Peqini.

1975-1976

Medin Zhega, ILJAZ ÇEÇO, Jani Rama, Haxhi Mërgjyshi, Muhedin Targaj, Faruk Sejdini, Rifat Ibërshimi, Ibrahim Kodra, Torez Çiraku, Gani Xhafa, Ilir Përnaska, Vasillaq Zëri, Shyqyri Ballgjini, Luan Zenuni, Xhorxhi Puka, Petrit Gjoni, Fatos Petani, Ahmet Ahmedani. Trajner: Durim Shehu.

1976-1977

Jani Rama, Vasillaq Zëri, Ilir Përnaska, Shyqyri Ballgjini, Muhedin Targaj, Andrea Marko, Aleko Bregu, Xhorxhi Puka, Torez Çiraku, ILJAZ ÇEÇO, Haxhi Mërgjyshi, Faruk Sejdini, Kujtim Çoçoli, Rifat Ibërshimi, Gani Xhafa, Gj. Gjini, Ibrahim Kodra, Riza Hicka, Shaban Zenuni, Ahmet Ahmedani, Ilir Luarasi. Trajner: Durim Shehu.


Pjesë nga shkrimi i botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 Shtator 2013

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…