Conference League, Brdaric: Vllaznia ime me futboll sulmues ndaj Siroki Brijeg!

Thomas Brdaric është entuziast sfidën e Vllaznisë ndaj Siroki Brijeg në turin e parë kualifikues të Conference League.


Thomas Brdaric është entuziast për pjesëmarrjen e Vllaznisë në turin e parë kualifikues të Europa Conference League. Në një prononcim për mediat para udhëtimit për në Bosnje Hercegovinë, aty ku të enjten kuqeblutë do të sfidojnë Siroki Brijeg, trajneri gjerman foli për shumë tema duke analizuar edhe rregullin e ri të UEFA-s për heqjen e vlerës së golit në fushë kundërshtare. Në lidhje me aktivizimin e Liridon Latifit trajneri i Vllaznisë tha se mesfushori me tipare sulmuese do ta nisë ndeshjen e parë nga stoli.

Rikthimi në Europë – “Vllaznia e meritoi rikthimin në Kupat e Europës, pasi kemi punuar shumë. Tani jemi rikthyer në kualifikuese. Nuk duhet vetëm ta shijojmë këtë situatë ku ndodhemi, duhet të jemi shumë studiozë dhe shumë të kujdesshëm, në mënyrë që të fitojmë.”

Ndryshime – “Pati ndryshime, pasi jemi në një proces punë që vazhdon. Është gjithmonë e vështirë të gjesh lojtarë dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Mendoj se grupi është i mirë, mund të jemi kompetitivë për këto ndeshje. Jemi gjithmonë gati, në pëlqen të luajmë. Kemi shumë pritshmëri, por duhet të jemi të kujdesshëm, pasi është një eksperiencë e re për secilin prej nesh. Duhet të jemi shumë të përgatitur, jemi gati të duelojmë me Siroki Brijeg. Do të jetë një ndeshje e bukur.”

Goli jashtë fushe – “Më pëlqen ky ndryshim i rregullores, do shohim më shumë futboll sulmues. Do të jetë më shumë duel sportiv sesa taktik. Më pëlqen ky fakt. Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë gjithë takimit, që të shfrytëzojmë gabimet e kundërshtarit. Do jetë ndeshje e balancuar, nuk i jap avantazh askujt.” deklaroi Brdariç.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…