Conference League/ Laçi humb me Podgoricën, Mazrekaj gabon penallti në min. 95′

Laçi humbi 1-0 ndeshjen e parë ndaj Pogdoricës në Conference League. Në të 95-tën Mazrekaj gaboi një 11-metërsh


Laçi humbi 1-0 ndeshjen e parë ndaj Pogdoricës në Conference League. Bardhezinjtë nuk arritën të dalin me rezultat nga kjo transfertë dhe do të luajnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, pavarësisht se në 90 minuta në total ishin më lart sesa malazezët.

Gjithcka u vendos nga një 11-metërsh i shënuar nga ana e Vujovicit në pjesën e dytë, përballë një Laçi që nuk mundi të shfrytëzojë rastet e pjesës së parë ndërsa në kufirin e kohës humbi dhe një 11-metërsh me Mazrekajn.

Bardhezinjtë që në fillim patën një mundësi për të kaluar në epërsi, por blerja e kësaj vere, Zarubica nuk arriti dot të dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Ndeshja megjithatë ishte e ekuilibruar dhe në pjesën e dytë nisi më mirë për vendasit që mundën të marrin epërsinë në minutën e 57-të me Vujovicin që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Përpjekjet e kurbinasve u duk sikur u shpërblyen në fundin e takimit por fillimisht ishte Veliaj që në të 93-tën pa portierin ti mohonte golin ndërsa në të 95-tën Mazrekaj gaboi një 11-metërsh duke mos mundur të shënonte dot golin e barazimit, me Laçin që në kthim tanimë do të jetë i detyruar të kërkojë fitoren.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…