Sulejman Demollari, kapiteni modern i Kuqezinjve

Ish-kapiteni i Dinamos dhe i Kombëtares ka fituar dy tituj kampion dhe dy Kupa Shqipërie me Dinamon, si dhe kampion me Dinamon e Bukureshtit.


Nga Dash Frasheri

Ish-kapiteni i Dinamos dhe i Kombëtares, më vonë dhe trajneri i Kuqezinjve, Sulejman Demollari, ka dale dy herë kampion me Dinamon dhe dy Kupa Shqipërie me këtë skuadër, dy herë shënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare. Një herë kampion me Dinamon e Bukureshtit. Në-100 vjetorin e klubit rumun zgjidhet si i huaji më i mirë.

Është një prej arkitektëve të kalimit të skuadrës Shpresa në vitin 1984 ku kemi eliminuar Gjermaninë “Demo” ka qenë trajner i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, ndërkohë që sot është punonjës në sektorin e moshave në federatën e futbollit.

Ai është gjashtë herë fituesi i anketës së gazetës “Sporti Popullor”, si lojtari i vitit 1983, 1985, 1991, 1992, 1993, 1994. “Sula” ka luajtur 45 ndeshje me përfaqësuesen e Shqipërisë, ndërsa ka qenë dhe kapiteni i ekipit “Shpresa”, që arriti të ishte midis tetë ekipeve më të mira të Europës në vitin 1985.


Demollari e veshi fanellën e Kombëtares në moshën 19-vjeçare, në një ndeshje kundër Irlandës së Veriut (27 prill 1983) dhe për një periudhë 13-vjeçare përfaqësoi Shqipërinë, deri në ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë (7 tetor 1995). Golin e tij të vetëm me Kombëtaren e shënoi në humbjen 3-1 kundër Lituanisë, në Vilnis, më 14 prill 1993 (trajner Bejkush Birçe).

Më rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, Demollari u përfshi në një listë të privilegjuar “10 sportistët e shekullit” së bashku edhe legjendat Panajot Pano, Loro Boriçi, Riza Lushta, Refik Resmja, Ela Tase, Ymer Pampuri, Pavlina Evro dhe Elisabeta Karabolli.

Karrierë e mbushur me trofe

Sulejman Demollari ka një karrierë të gjatë, gati 20-vjeçare, të mbushur plot me trofe. “Momentet më kulmore janë ato me ekipi Kombëtar, që është dhe maksimumi për një futbollist. Kam dalë gjashtë herë si futbollisti i vitit në vendin tonë, në bazë të anketave të organizuara nga “Sporti Shqiptar’. Kam qenë golashënues i njohur në Shqipëri, por dhe në Rumani; kam fituar kampionate në Shqipëri, por dhe në Rumani, por dhe Kupa të Shqipërisë. Mendoj se, kam bërë një karrierë të plotë dhe të kënaqshme për një futbollist”, – tha Demollari, i konsideruar isi “Platinija” i Shqipërisë.

I huaji më mirë në Rumani

Sula është konsideruar si, futbollisti më i mirë i huaj që ka luajtur në Rumani, një vend me futboll shumë të zhvilluar. “ Mua më dha mundësia në moshën e dytë time si futbollist, pasi dihej që para viteve 1990 Shqipëria ishte e mbyllur. Dinamo e Bukureshtit ishte një ekip elitar i kampionatit rumun, dhe që kishte arritur deri në gjysmëfinalen e Kupave të Europës. Ishte një kampionat shumë i vështirë dhe tepër i fortë, boll të kujtojmë se rivale ishte Steaua e Bukureshtit, dikur kampione e Europës në vitin 1986. Dhe në Rumani lashë diçka të bukur të vlerave të futbollit shqiptar”, – thotë “Demo”.

Eliminuan Gjermaninë me Shpresat

Demollari me shokët eliminuan Gjermaninë e madhe në vitin 1983, por humbën me pas me Italinë e Mançinit. Demollari ka qenë pjesë e Shpresave kur ato dolën në tetë më të mirat e Europës. Sula e kujton me shumë krenari atë moment: “Po, pa dyshim. Kanë qenë vitet 1980. Shpresa drejtohej nga Ramazan Rragami. Eliminuam në fazën e grupeve Gjermaninë (dy barazime 1-1) në vitin 1983 dhe u renditën midis tetë më të mirave në Europë të Kampionati Europian të Shpresave të vitit 1984, duke u eliminuar nga Italia (dy humbje 1-0). Na eliminoi Italia me Mançinin në fushë. Dua të përmend këtu emra të tillë si Mirel Josa, Sokol Kushta, Adnand Ocelli, Hysen Zmijani, Agim Canaj, Fatbardhe Jera, Skëndër Hodja, etj,. Ishte një brez që, kishim luajtur shumë kohë bashkë, dhe kjo të jep rezultate”.

Në “10 sportistët e shekullit”

Sula u votua nga një panel i madh gazetarësh dhe specialistësh, si një ndër “10 sportistët e shekullit”, së bashku edhe me yjet e tjerë të futbollit shqiptar, si Panajot Pano, Loro Boriçi, Riza Lushta, Refik Resmja. “Të jesh midis emrave të tillë si Panajot Pano, Loro Boriçi, Riza Lushta, Refik Resmja, është një privilegj i madh për çdo futbollist. Por, në listën e përzgjedhur nga specialistët, gazetarët sportive, lexuesit online të gazetës “Sporti Shqiptar”, ishin dhe emra të tillë si volejbollistja e shkëlqyer, Ela Tase, kampioni i botës në peshëngritje, Ymer Pampuri, apo atletja Pavlina Evro, kampionia e Europës në qitje, Elisabeta Karabolli”, – tha Sula.

Kapiteni i të gjitha kombëtareve

Demollari ka qenë kapiteni i të gjitha ekipeve kombëtare të Shqipërisë, përfshirë Shpresat dhe Kombëtaren e madhe. Një statistikë për t’u pasur zili. “Është diçka pikante në karrierën e një futbollisti. Është një kulm për një lojtar, kur ai luan për të gjitha ekipet kombëtare, duke filluar nga Të Rinjtë, Shpresat, Olimpike dhe Kombëtaren A, dhe në të gjitha këto ekipe kam qenë dhe kapiten skuadre. Kam qenë kapiten si te Dinamoja e Tiranës dhe te Dinamoja e Bukureshtit. Kjo më bën vërtet të lumtur. Për mua ka qenë vërtet një karrierë e bukur”.

Himni, momenti më i magjishëm

Ish-kapiteni i Shqipërisë thotë se, emocionet kur ekzekutohet himni Kombëtar para tifozëve në “Qemal Stafa”, natyrshëm që krijon emocione të mëdha, sidomos kur atë e dëgjon në stadiumet e huaja. “Këto janë ndjenja që, vetëm një njeri që e ka përjetuar mund ta përshkruajë atë. Janë emocione të jashtëzakonshme, kur dëgjon himnin e vendit tënd në një shtet të huaj. Karikohesh në mënyrë të jashtëzakonshme. Në kohën tonë, kur dhe nuk kishim përfitime materiale, kur luaj për flamur nuk mund të kishte kënaqësi më të madhe. Ndjenja e kombit të bënte që të jepje maksimumin në fushë”, – thotë Demollari, i cili kujton se, ai i personalisht e ka ndjerë maksimalisht.

Bashkëkohës me Përnaskën dhe Strakoshën

Sulejman Demollari i përket një brezi të artë të lojtarëve dinamovitë. “Kam pasur fatin të luaj me emra të mëdhenj te Dinamo, duke filluar nga trajnerët me të cilët unë kam luajtur: Saimir Dauti, Shyqyri Rreli, Bejkush Birçe, Bahri Ishkën, por dhe bashkëlojtarët, duke filluar nga Ilir Përnaska, Muhedin Targaj, Shyqyri Ballgjini, Halit Gega, Agron Hazbiu, Andrea Marko, duke ardhur edhe te brezi i fundit i imi, me Pjerin Nogën, Naun Koven, Eduard Abazin, Rudi Vatën, Foto Strakoshën. Të gjithë këta kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm”, – shton Sula, i cili ka ka dalë dy herë kampion me Dinamon dhe dy Kupa Shqipërie me këtë skuadër, dy herë shënuesi më i mirë i kampionateve shqiptare.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…