Sulejman Mema: Turneu i Përfaqësueseve Rajonale evidentoi shumë talente të rinj!

Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për grup-moshat U-13, U-14 dhe U-15, që është ndjekur me kujdes nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF


Turneu i Përfaqësueseve Rajonale për grup-moshat U-13, U-14 dhe U-15, që është ndjekur me kujdes nga sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka përfunduar me sukses javën që lamë pas edicionin e saj të radhës. Ky turne që zhvillohet çdo vit nga Federata Shqiptare e Futbollit ka si synim kryesor të evidentojë talentet e reja që janë pjesë e kampionateve rajonale të organizuara nga FSHF-ja si dhe vëzhgimin e këtyre futbollistëve të vegjël nga stafi i ekipeve Kombëtare në FSHF.

Duke analizuar këtë turne ish-futbollisti i Kombëtares dhe specialisti i futbollit në Sektorin e Ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema, shprehet në një intervistë për Fshf.org se janë evidentuar disa elementë gjatë këtij turneu, me të cilët duhet punuar shumë mirë në mënyrë që t’i shërbejnë në të ardhmen futbollit shqiptar. Gjithashtu, ai u shpreh se Federata e Futbollit do të fillojë nga puna së shpejti me trajnerët e këtyre grup-moshave, për t’i orientuar mbi metodën që duhet të përdorin dhe më pas do të niset me seleksionimet.

“Zyrat rajonale të FSHF-së kanë funksionuar normalisht, edhe pse në kushte pandemie. Jemi munduar të jemi të pranishëm në çdo kohë dhe t’i mbështesim, jo vetëm futbollistët e vegjël por edhe stafet. Puna e këtyre zyrave po sjell efikasitet dhe prurjet që vijnë janë gjithmonë e më shumë cilësore.
Turneu i ekipeve rajonale ka qenë shumë i suksesshëm këtë vit, ku ka dalluar ekipi i Korçës dhe ku kanë spikatur disa elementë që mendoj se do të jenë të mirë jo vetëm për ekipin e Korçës por edhe për futbollin shqiptar në përgjithësi. Por duhet pasur kujdes, pasi duke qenë moshë e vogël, duhen trajnuar dhe stërvitur me klubet përkatëse. Duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur në mënyrë që në të ardhmen ata të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare.
Është shumë e rëndësishme puna që bëhet nëpër klube. Së shpejti, ne do të organizohemi dhe do nisim të orientojmë trajnerët e të gjithë këtyre grup-moshave se si duhet të punojnë me këtë grup futbollistësh. Pra, përpara çdo seleksionimi që do të zhvillojmë, ne do të mblidhemi me trajnerët, t’u tregojmë atyre metodat e punës, se si duhet t’i trajnojnë këto grup-mosha, në mënyrë që të rrisim kualitetin e tyre. Gjithsesi, niveli i lojtarëve, edhe pse pandemia ndikoi jo pak në gjendjen e tyre është i mirë. Ka elementë siç thashë edhe më sipër që bëjnë diferencën dhe në të ardhmen besoj se mund të jenë patjetër pjesë e ekipeve kuqezi në të ardhmen”, – u shpreh Mema.

Gjithashtu, eksperti i futbollit foli edhe për seleksionimin e zhvilluar pak ditë më parë në Itali, me rreth 54 lojtarë shqiptarë të grupmoshave 2004, 2005 dhe 2006, duke i vlerësuar dhe duke theksuar se do të jenë element të rëndësishëm për të ardhmen e ekipeve Kombëtare të moshave.

“Në Itali është bërë një seleksionim cilësor, ishin rreth 54 lojtarë si për U-17 ashtu edhe për U-18 dhe U-19. Të pranishëm në këtë seleksionim ishin trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, drejtori teknik Giancarlo Camolese si dhe trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave. Duhet theksuar se këta janë futbollistë që ne i kemi evidentuar edhe më parë dhe që besoj se do të jenë vlera të shtuara për ekipet Kombëtare të moshave. Trajneri Reja dhe trajnerët e ekipeve zinxhirë morën përshtypje mjaft të mira dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë nën vëzhgim të vazhdueshëm për të ndjekur në vazhdimësi rritjen e tyre”, – përfundoi fjalën e tij Sulejman Mema. / FSHF.org/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…