Conference League/ Super Partizan me aromë braziliane, fitore tenistike ndaj Sfitilul Ghoerghe

Partizani fiton 5-2 ndaj moldavëve të Sfitilul Ghoerghe në Conference League. Shkëlqen Stenio Junior me dy gola dhe tre asistë.


Partizani e shndërron në festë ndeshjen e parë në Conference League me të kuqtë që ndoshta kanë prerë dhe një gjysmë bilete për në raundin tjetër falë një 5-2 që lë pak vend për intepretim. Ndaj moldavëve të Sfitilul Ghoerghe shkëlqeu mbi të gjitha Stenio Junior, që shënoi dy gola dhe dhuroi tre asiste në një mbrëmje të tërën braziliane për të kuqtë.

Ndeshja nuk pati pothuajse fare histori, teksa në “Elbasan Arena” me rikthimin dhe të tifozëve në tribuna ekipi i Dajës ishte i papërmbajtshëm e sidomos Stenio Junior që në të 17-tën shërbeu për golin e epërsisë për bashkombasin e tij Lucas. 9 minuta më pas Stenio Junior u ngjit dhe vetë në piedestal duke realizuar dhe golin e 2-0.

Rezultati në këtë fraksion mund të kishte qenë më i thellë për Partizanin, por në fakt në pushim u vajt me shifra të ngushtuara pas një 11-metërshi të akorduar në favor të moldavëve që e shndërroi në gol Vokov. Në pjesën e dytë Stenio Junior vazhdoi shfaqjen personale duke shënuar dhe golin e dytë personal e duke bërë më të plotë dominimin e të kuqve.

Ndërkohë që të 78-tën braziliani shërbeu një tjetër asist për Tedi Carën që përballë një veprimi amator të moldavëve realizoi dhe golin e 4-1. U mendua se fitorja e të kuqve ishte dominuese por goli i Solodocnicov në të 80-tën pas një gabimi të Hoxhës u duk sikur riktheu në garë miqtë, por Junior mendoi dhe njëherë të mbylltë llogaritë duke shërbyer për Lucas Cardozon, për golin e dytë personal në këtë mbrëmje.

Një 5-2 që le pak vend për interpretim për ndeshjen e kthimit me të kuqtë që vështirë se do të ngecin përballë këtij kundërshtari duke patur një epërsi prej dy golash për momentin.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…