Conference League/ Vllaznia mposhtet nga Siroki Brijeg, dy penallti për boshnjakët

Vllaznia është mposhtur 3-1 në Bosnje Hercegovinë nga Siroki Brijeg në ndeshjen e parë për Conference League


Vllaznia është mposhtur 3-1 në Bosnje Hercegovinë nga Siroki Brijeg në ndeshjen e parë për Conference League, në një ndeshje mjaft të luftuar dhe të dominuar nga vendasit. Shkodranët nuk ishin në lartësinë e duhur, edhe pse kanë pretendimet e tyre për gjykimin.

Në fundin e ndeshjes trajneri Brdaric dhe mesfushori Ardit Krymi u ndëshkuan me kartonë të kuq, çka tregoi tensionin e madh. Siroki Brijeg dominoi në 45 minutat e para, por portieri Zogovic i ndali vendasit në disa raste.

Në fundin e pjesës së parë një penallti zhbllokoi rezultatin, teksa Stanic nuk gaboi. 1-0 për Siroki, që në fillim të fraksionit të dytë të lojës fitoi edhe një tjetër penallti. Sërish kapiteni nuk fali dhe gjërat për shkodranët u vështirësuan.

Lukic më pas shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që në fushë kishte goxha tension. Kartonët e kuq e tregojnë qartazi, sikurse edhe të verdhët e shumtë të marrë nga Vllaznia. Në minutat shtesa shënoi një gol shprese për Vllazninë, që duhet të fitojë në Shkodër me dy gola për ta çuar në shtesa. /abcnews.al

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…