Futsal Champions League, ndeshjet e grupit C ku bën pjesë KF Tirana do të luhen në Shqipëri

UEFA ka vendosur që Shqipëria të mirëpresë edhe disa nga ndeshjet e Futsal Champions League 2021/2022.


Një tjetër lajm pozitiv vjen nga UEFA për FSHF-në dhe Shqipërinë! Pasi iu besua organizimi i ndeshjeve të turit para-eliminator të Champions League 2021/2022, dhe organizimi i finales së madhe të UEFA Conference League 2022 në Air Albania Stadium, UEFA ka vendosur që Shqipëria të mirëpresë edhe disa nga ndeshjet e Futsal Champions League 2021/2022.

UEFA ka hedhur të mërkurën shortin për fazën para-eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë në futbollin e sallës, duke ndarë 32 skuadra në 8 grupe me nga 4 skuadra. Duke qenë se sezonin e kaluar edhe aktivitetet në sallat e mbyllura u ndërprenë për shkak të pandemisë Covid-19, është vendosur që nga Shqipëria të marrë pjesë në këtë turne KF Tirana, si kampionia e fundit e shpallur në mënyrë sportive. Një praktikë të tillë UEFA e ka përdorur edhe në përzgjedhjen e shumë skuadrave të tjera, që nuk kanë mundur dot të marrin pjesë në kampionate pas pezullimit të aktiviteteve.

Klubi kryeqytetas është shortuar në Grupin C së bashku me Haladás VSE (HUN), FC Differdange 03 (LUX) dhe Utleira Idrettslag (NOR). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Shqipëri. Në ditët në vijim do të përcaktohet edhe kalendari i ndeshjeve me datat kur do të zhvillohen këto sfida.

Fakti që UEFA i beson FSHF-së organizimin dhe pritjen e sfidave të një niveli të lartë ndërkombëtar tregon edhe një herë se Federata është një partner serioz, i besueshëm dhe ka përmbyshur gjithmonë me shumë sukses sfidat që i janë besuar këto vite të fundit.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…