Kampionati Europian i Volejbollit për U-17 në Shqipëri

Të shtunën nis në Shqipëri Kampionati Evropian i Volejbollit për Nën-17-vjeçarët


Të shtunën nis në Shqipëri Kampionati Europian i Volejbollit për Nën-17-vjeçarët dhe për këtë qëllim është organizuar të premten një konferencë për shtyp e të 12 trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, fjalën tanimë e ka parketi, kurse trajneri i Kombëtares së kësaj grupmoshe, Erin Sejati, e cilësoi këtë pjesëmarrje si një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga më të mirët.

Më pas kanë folur dhe përshëndetur edhe 11 trajnerët e përfaqësueseve të tjera pjesëmarrëse, të cilët, në fjalën e tyre, kanë vlerësuar organizimin e këtij turne nga ana e Shqipërisë. Duhet theksuar se, pas Evropianit të Nën-19-vjeçareve para 3 vitesh në Tiranën e Durrës, kjo është veprimtaria e dytë kontinentale që mbahet në vendin tonë.

Trajnerët e kanë vënë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e respektimit të protokollove të mbrojtjes nga “Covid-19”, duke vënë në plan të parë sigurinë dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve. Kjo fazë finale e këtij Evropiani nis më 10 korrik, për t’u mbyllur më 12 korrik 2021.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…