Roberto Mancini: Italia ka djem fantastikë, fitojmë Euro 2020!

Roberto Mancini ka folur shkurt për finalen e Euro 2020 me Anglinë.


Roberto Mancini ka folur shkurt për finalen e Euro 2020 me Anglinë. Më gjatë do të flasë nesër në konferencë për shtypin, teksa në deklaratën e bërë në rrjetet sociale ka bërë një përmbledhje të rrugëtimit fantastik të kombëtares së kaltër deri tani.

“Do të jetë një ndeshje e bukur, Anglia është shumë e fortë dhe solide, e kanë merituar të jenë këtu. Unë gjithmonë kam menduar se mund t’i shkojmë deri në fund Euro 2020, pasi besoj gjithmonë te gjërat pozitive.

Edhe djemtë janë treguar fantastikë, ata kanë besuar që nga momenti i parë, edhe pse nuk ka qenë fare e thjeshtë të mbërrinim në finale“, deklaron Mancini, i cili kujton duelin që hapi Euro 2020, fitoren 3-0 ndaj Turqisë.

“S’e harroj ndeshjen e parë me Turqinë. Ditë dhe kujtim i bukur, pasi u rikthyen edhe tifozët në stadium. Më pas ndeshja me Zvicrën, Locatelli na hapi dyert e kualifikimit me golat e tij, ama nuk ishte një ndeshje e lehtë”.

Italia vuajti ndaj Austrisë në duelin e raundit të 1/8-ve, kualifikim që erdhi në shtesa falë rrjetave të Federico Chiesa dhe Matteo Pessina. Goli i juventinit solli çlirimin e madh, teksa Mancini e festoi me Gianluca Viallin, me të cilin formonte një dyshe spektakolare në sulmin e Sampdorias vite më parë.

“Një përqafim çlirimi, pasi ishte ndeshja e parë me eliminim direkt“. Më pas erdhën sukseset me Belgjikën dhe Spanjën, të cilat trajneri i Italisë i kujton në këtë mënyrë. “Goli i Insigne na qetësi, edhe pse më pas erdhi penalltia e Lukakut.

Le të themi që mund të ishte dhënë penallti edhe pa ndihmën e VAR-it… Goli i Jorginhos në gjysmëfinale? Ai ka një qetësi olimpike, kështu që edhe ne ishim të qetë. Është fantastike kur i godet Jorginho penalltitë“.

Në fund dedikim për Leonardo Spinazzolën, i cili e mbylli aventurën në Euro 2020 për shkak dëmtimi. “Keqardhje e madhe që nuk mund të luajë finalen me ne, por është fakt që mbetet mbrojtësi anësor më i mirë në Euro 2020“, përfundoi Mancini.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…