Rocco Vata, një yll i ri po shndërrin te Sëlltiku në Skoci

Djali 16-vjeçar i Rudi Vatës, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin me themeluar 133 vjet më parë, në vitin 1888, dhe që është një nga pesë skuadrat e vetme në botë që ka fituar mbi 100 trofe.


Rudi Vata është shqiptari më i famshëm në Skoci!

Ish-kapiteni i Kombëtares bëri bujë me fanellën e Sëlltikut të Gllazgout, me të cilin është tifoz edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Por, një yll i ri shqiptar po bëhet gati të shkruajë historinë në klubin më të famshëm skocez.

Rocco Vata!

Djali 16-vjeçar i Rudi Vatës, i cili konsiderohet si një nga talentet e rinj më premtues në Skoci, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin me themeluar 133 vjet më parë, në vitin 1888, dhe që është një nga pesë skuadrat e vetme në botë që ka fituar mbi 100 trofe.

Ruan Vata, i cili asistoi në nënshkrimin e talentit shkodran me pasaportë skoceze, është agjenti i të vëllait të tij, si dhe Drejtori Ekzekutiv i “Vata Vision Football Management“, që menaxhon një listë të zgjedhur lojtarësh të njohur.

Chris McCarth, drejtori akademisë së Sëlltikut e konsideron si tepër të talentuar sulmuesin Rocco Vata, i cili luan në të njëjtin pozicion si Cristiano Ronaldo.


REAGIMI I MEDIAVE

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…