Elseid Hysaj: Pengu im i madh për golin me Napolin!

Mbrojtësi shkodran i dha fund aventurës 6-vjeçare te Napoli dhe u transferua te Lazio.


Elseid Hysaj është transferuar te Lazio dhe ditën e sotme ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin e ri. Mbrojtësi shkodran i dha fund aventurës 6-vjeçare te Napoli dhe kaloi si lojtar i lirë te bardhekaltrit, aty ku rigjen Maurizio Sarrin.

27-vjeçari ka shkruar një dedikim emocionues në “Instagram” për Napolin dhe tifozët e ekipit jugor.

“Napoli, pas gjashtë vitesh erdhi momenti për t’u përshëndetur. Nuk mjafton një shkrim për t’i falënderuar të gjithë, por dua ta nis nga shokët e skuadrës.

Më pas klubi, magazinierët, i madhi Tommaso, fizioterapistët dhe të gjithë profesionistët e tjerë. Falënderoj edhe njerëzit që kam njohur gjatë kësaj periudhe, të cilët kanë qenë të gjithë të mrekullueshëm dhe më kanë ndihmuar në rrugëtimin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët dhe qytetin, e keni bërë familjen time të ndihet si në shtëpi. Jeni qytet dhe tifozë specialë, i jepni shumë atyre që veshin fanellën e Napolit. Dua t’u them që ka qenë nder për mua të vishja këtë fanellë.

Kam dhënë shpirtin për gjatë vite radhazi, kam djersitur fanellën dhe jam përpjekur të nderoj fanellën unike. Më vjen keq që golin tim nuk e festova në një stadium të mbushur plot. Kjo nuk është një lamtumirë, por thjesht një mirupafshim.

Siç thotë edhe shprehja e famshme: kur shkon te Napoli qan dy herë; kur mbërrin aty dhe pasi largohesh. Është plotësisht e vërtetë, kështu që do ju mbaj gjithmonë në zemrën time“, përfundon komenti i lojtarit të kombëtares shqiptare.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…