Emrat e ekipeve shqiptare, nga malet dhe fushat, te lumenjtë dhe traktorët

Gjatë viteve të periudhës së komunizmit, për shkak edhe të aleancave politike dhe strategjike të shtetit shqiptar, ekipet dhe klubet i ndërruan shpesh emrat, aq sa tani, futbolldashësit e sotëm nuk mund t’i dinë apo i kujtojnë shumë zbehtë.


Nga Dash Frashëri

Pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri, në vitin 1991 lindi edhe moda e ndryshimit të emrave të skuadrave. Kështu, 17 Nëntori tani quhej Tirana; Labinoti mori emrin Elbasani; Lokomotiva e Durrësit në Teuta; Industriali në Laçi, Traktori mori emrin Lushnja, Ylli Kuq në Pogradeci dhe “21 Shkurti” me emrin Selenica.

Gjatë viteve të periudhës së komunizmit, për shkak edhe të aleancave politike dhe strategjike të shtetit shqiptar, ekipet dhe klubet i ndërruan shpesh emrat, aq sa tani, futbolldashësit e sotëm nuk mund t’i dinë apo i kujtojnë shumë zbehtë.

Shumë skuadra kanë marrë emrin nga ngjarje të caktuara politike të Partisë Komuniste Shqiptare, apo datat e çlirimit të qyteteve të tyre. Shumica e emërtimeve nuk ekzistojnë më, ndërkohe që kanë mbetur ende disa të tilla. Vetëm Partizani nuk e ka ndërruar emrin, pasi dhe “Dinamo” e ndërroi atë një vit, në “Olimpik”, pikërisht midis sezoneve 1995-1997

Emrat politike

Shumë skuadra kanë marrë emrin nga ngjarje të caktuara politike të Partisë Komuniste Shqiptare, apo datat e çlirimit të qyteteve të tyre: “17 Nëntori” i Tiranës, “5 shtatori” i Çorovodës, “31 korriku” i Burrelit, “24 maji” i Përmetit, “21 shkurti” i Selenicës, “Labinoti” i Elbasanit, “8 Nëntori” i Shijakut, “10 korriku” i Gramshit, “22 tetori” i Poliçanit, “18 shkurti” i Bulqizës.

Influenca ruse

Në emërtimin e disa ekipeve është ndjekur me modeli i skuadrave ruse, “Dinamo” e Tiranës, “Traktori” i Lushnjës, “Lokomotiva’ e Durrësit, “Ylli i Kuq” i Pogradecit, “Industriali” i Laçit, “Kombinati Stalin” i Kombinatit të Tesktileve “Stalin”, “Minatori” i Tepelenës, “Punëtori” i Patosit, “Vullneti” Rrogozhinë, që sot nuk ekzistojnë më si emërtime të tilla, apo dhe “Turbina” Cërrik, “Përparimi” i Kukësit.

Male dhe lumenj

“Tomori’ i Beratit, “Melesini” i Leskovikut, “Korabi” i Peshkopisë”, “Trebeshina” e Këlcyrës, “Sopoti” i Librazhdit, “Veleçiku” i Koplikut, “Dajti” i Kamzës, janë vendosur duke iu referuar maleve të qyteteve, të cilat u përkasin skuadrat. Por, ka dhe të tillë, si “Vetëtima” e Himarës. Nuk mungojnë lumenjtë dhe fushat: “Shkumbini” i Peqinit, “Erzeni” i Shijakut, “Devolli” i Bilishtit, “Butrinti” i Sarandës, “Bistrica” e Delvinës, “Valbona” e Bajram Currit, “Domosdova” e Përrenjasit.

Emra patriotikë

Edhe emrat e skuadrave me konotacion patriotik, apo që i referohen heronjve tanë nuk mungojnë te ekipet tona: “Besa” e Kavajës, “Luftëtari” i Gjirokastrës, “Flamurtari” i Vlorës, “Ismail Qemali” i Vlorës, “Skënderbeu” i Korçës, “Partizani” i Tiranës, “Besëlidhja” e Lezhës, “Liria” e Korçës, “Ylli’ i Shkodrës. Edhe toponimet e qyteteve antike nuk mungojnë: “Apolonia” e Fierit, “Bylisi” i Ballshit, por ka dhe “Dragoi” i Pogradecit.

4 Dinamot

Në kampionatin shqiptar kanë luajtur katër dinamo të ndryshme: Dinamo e Tiranës, Dinamo e Durrësit, Dinamo e Korçës dhe Dinamo e Vlorës

Ekipet me emrin Puna

Puna Shijak
Puna Tiranë
Puna Elbasan
Puna Durrës
Puna Vlorë
Puna Shkodër
Puna Gjirokastër

Kur kampionati quhej… Puna

Kampionati i vitit 1953 kishte si “kryefjalë” emrin Puna të skuadrave. Kështu na 10 ekipet që bënin pjesë në atë sezon pesë prej tyre quheshin Puna, por duke i shtuar togfjalëshit emrin e qytetit që i përkiste: Puna Tiranë, Puna Shkodër, Puna Vlorë, Puna Durrës, Puna Korçë.

RENDITJA 1953

Ekipi Pikë
1 Dinamo 30
2 Partizani 29
3 Puna Tiranë 29
4 Puna Shkodër 24
5 Puna Vlorë 16
6 Puna Durrës 14
7 Luftëtari “Enver Hoxha” 12
8 Puna Korçë 12
9 Dinamo Durrës 9
10 Spartaku Pogradec 5

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…