Harry Kane: Duam të shkruajmë historinë!

Shpresat e Anglisë për të fituar për herë të parë në historinë e saj një kampionat europian do të varen edhe te ajo se çfarë do të bëjë sulmuesi kryesor Harry Kane në finalen e së dielës ndaj Italisë


Shpresat e Anglisë për të fituar për herë të parë në historinë e saj një kampionat europian do të varen edhe te ajo se çfarë do të bëjë sulmuesi kryesor Harry Kane në finalen e së dielës ndaj Italisë. Në një intervistë bomberi Tottenham Hotspur vlerësoi dy qëndrmbrojtësit e Italisë, Bonuccin dhe Chiellinin kundër të cilëve do të ketë punën më të vështirë në duelin e Wembley-t edhe pse ka besim te triumfi i Anglisë.

“Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të mëdhenj. Ata e lexojnë shumë mirë ndeshjen dhe dinë ku të qëndrojnë. Janë dy luftëtarë, pres të jetë një betejë e fortë kundër tyre, por ky është shkaku pse më pëlqen të luaj futboll.Nuk ekziston vend më perfekt se ‘Wembley’ për të fituar trofeun e dytë në histori. Emocionet dhe adrenalina do të prekin kulmin, por edhe tensioni do të jetë shumë i madh”.

Kane nuk fsheh faktin se për Anglinë të luajë një finale Europiani në një stadium mitik si Wembley është diçka e jashtëzakonshme.

“Është e veçantë që do të luajmë në stadiumin tonë, tifozët do na karikojnë me kore, energjia do të jetë e pabesueshme. Mjafton të zbresim në fushë dhe të shfryjmë aty të gjithë karikimin tonë. Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë tonë, gjithashtu për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale. Kjo vlen për të gjithë vendin tonë. Është një moment i veçantë. Nëse fitojmë do të mbahemi mend gjatë gjithë jetës tonë. Kjo është sfida, kështu që duhet ta pranojmë.“/ Supersport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…