Motivim mbretëror, Mbretëresha Elizabeth letër futbollistëve: Fitoni për Anglinë!

Gareth Southgate kërkon të hyjë në histori të Anglisë teksa mbrëmjen e nesërme ka shansin e artë për ta bërë, por më parë duhet të mundë Italinë e Mançinit.


Gareth Southgate kërkon të hyjë në histori të Anglisë teksa mbrëmjen e nesërme ka shansin e artë për ta bërë, por më parë duhet të mundë Italinë e Mançinit.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Southgate foli për gjendjen psikologjike të skuadrës, për sfidën kundër Italisë si dhe për letrën e marrë nga Mbretëresha Elisabet.

Letra e Mbretëreshës – “Është bukur të marrësh një letër nga Mbretëresha dhe Kryeministri, është një mirënjohje për ne. Banorët këtu ku po stërvitemi na mbështetën dhe kuptuam se çfarë ndodh përtej ndeshjes, por tani ne jemi në finale dhe jemi këtu për të fituar. Jemi të lumtur ta lëmë këtë si një trashëgimi, por ne duam të shkojmë në shtëpi me Kupën në dorë”.

Përgatitja për ndeshjen: “Ne jemi gati, jemi të përgatitur taktikisht. Ata janë mësuar të luajnë në kësi lloj ndeshjesh dhe ne jemi gati. Duam të bëjmë diçka të rëndësishme, diçka unike. Ky është momenti ynë, çfarë ka ndodhur në të kaluarën nuk është e rëndësishme’’.

“It’s coming home”: “Unë nuk doja ta dëgjoja për 15 vjet sepse më lëndoi, por është humor anglez, asgjë fyese apo arrogante. Duhet të dini anglisht dhe historinë tonë për ta vlerësuar atë. Ekziston një atmosferë e shkëlqyeshme në Wembley. Është vendi ku kemi filluar karrierën të gjithë vite më parë: kjo u jep energji të jashtëzakonshme djemve, na ndihmon shumë”.

Vwrshwllimat për himnin italian: “Unë mendoj se nuk i frikëson italianët, tifozët nuk duhet ta bëjnë këtë veprim. Duhet të bëjnë tifo gjatë gjithë ndeshjes”.

Gjendja psikologjike:  “Ne jemi të qetë, jemi rritur gjatë turneut, kemi pasur ulje-ngritje në këtë turne. Pas ndeshjes me Skocinë kishte kritika, por jemi rritur shumë me kalimin e fazave’’, tha Southgate./BalkanWeb/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…