Boris Johnson, letër trajnerit të “Tre Luanëve”: Kombi anglez ju do sot kampion të Europës!

Disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë


Disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë, kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar një letër trajnerit të “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, ku e komplimenton për arritjen dhe e inkurajon për të fituar edhe trofeun.

“Dua t’u komplimentoj ty dhe skuadrën për paraqitjen e jashtëzakonshme që keni bërë në këtë Kampionat Europian. Ke bërë tashmë historinë, pasi ke çuar Anglinë në finalen e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Për pjesën më të madhe të njerëzve në këtë vend, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Ju keni formuar një grup vëllezërish, energjia, qëndrueshmëria dhe puna në ekip – dhe talenti i pastër – duket se shkëlqejnë me gjithçka që bëni. Ju keni zgjuar entuziazmin në të gjithë vendin dhe ne e dimë se mund ta ngrini edhe atë trofe. Ne nuk po shpresojmë ose lutemi. Ne besojmë në ju, Gareth, dhe në ekipin tuaj të pabesueshëm. Në emër të të gjithë kombit, fat të mirë, lojë të mirë dhe çojeni trofeun në shtëpi”, shkroi Johnson në letër.

Ndërkohë edhe një tjetër personazh i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, Princi Harry ka dërguar një video-mesazh për trajnerin Southgate dhe përfaqësuesen angleze, në prag të finales që do të startojë sonte në orën 21:00 në “Wembley”.

“Urime Gareth dhe të gjithë futbollistët. Ju uroj fat sonte. Një komb i tërë është me ju, ndaj ta sjellim trofeun në shtëpi”, shprehet Princi William në video-mesazh.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…