Finalja luhet në Londër, Tirana pushtohet nga tifozët

Mijëra të rinj e të reja po ndjekin finalen e Euro 2020 në sheshet e kryeqytetit shqiptar. Të ndarë mes dy finalisteve Anglisë e Italisë, me flamujt e dy vendeve, fanellat e kombëtareve,


Mijëra të rinj e të reja po ndjekin finalen e Euro 2020 në sheshet e kryeqytetit shqiptar. Të ndarë mes dy finalisteve Anglisë e Italisë, me flamujt e dy vendeve, fanellat e kombëtareve, por edhe të vizatuar në fytyrë tifozët shqiptarë i janë bashkuar festës së finales së Europianit për të ndjekur ‘live’ në shesh ndeshjen që po luhet në stadiumin Wembley të Londrës.

Atmosfera duket e zjarrtë dhe nuk mbeten pas tifozëve të ekipeve përkatëse që janë sonte në fushën e gjelbër. Ndërkohë që Italia ka një numër të madh tifozësh shqiptarë, Anglisë duket se i janë bashkuar dhe tifozët gjermanë, gjithmonë në luftë me ata italianë. Shihni pamjet e LSA.

Azzurrët kanë qenë tri herë në finale të Kampionateve Evropiane në të kaluarën (1968 – kampion; 2000 – nënkampion; 2012 – nënkampion) dhe kjo është finalja e katërt në të cilën marrin pjesë.

Tre Luanët bënë historinë në turneun e sivjetmë duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të madhe të Kampionatit Evropian.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…