Florent Shehu firmos për Lazio: Modeli im është Neymar!

I rritur mes Barcelonës, Valencias dhe Bazelit, Florent Shehu është djaloshi tjetër shqiptar që Maurizio Sarri e ka përzgjedhur për ta pasur te Lazio.


I rritur mes Barcelonës, Valencias dhe Bazelit, Florent Shehu është djaloshi tjetër shqiptar që Maurizio Sarri e ka përzgjedhur. Në të shkuarën tekniku italian i dha një dorë Elseid Hysajt, nga Empoli te Napoli e tani sërish te Lazio.

Mesfushori 19-vjeçar ka lënë pushimet. Ekipit të parë të Lazios nuk i thotë dot jo. Është nën kontratë edhe një vit dhe duhet të tregojë se vlen. Tani do stërvitet nga Sarri dhe i riu që la Levanten për Lazion është befasuar nga ftesa.

Për Lazio Style Channel ai është shprehur: “Jam i lumtur që jam këtu, është një mundësi unike për mua të punoj me një trajner si Sarri. Krahasuar me Primavera, ka më shumë intensitet dhe cilësi. Kjo ftesë më befasoi, nuk e prisja. Isha me pushime dhe ata më thirrën.

U ktheva menjëherë dhe do jap maksimumin në çdo seancë stërvitore që të përmirësohem sa më shumë, duke u frymëzuar nga shumë lojtarë të shkëlqyeshëm në skuadër”.

“E ardhmja? Thjesht dua të jap maksimumin, më pas gjërat vijnë vetë. Unë do të punoj shumë që gjithmonë të jap më të mirën time. Të jesh këtu është padyshim një ëndërr”.

“Modeli im? Gjithmonë jam frymëzuar nga Neymar, ndërkohë në skuadrën aktuale më pëlqen shumë Milinkovic-Savic”, është shprehur Shehu, i cili në Spanjë ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës dhe Valencias, vec Levantes, ndërsa në Zvicër iu bashkua për pak kohë moshave të Basel. / abcnews.al

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…