Europa është “Axurri”, Italia fiton Euro 2020

Italia mposhti me penallti Anglinë (3-2), duke u shpallur kampione e Europës


Italia mposhti me penallti Anglinë (3-2), duke u shpallur kampione e Europës. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në rezultatin e barabartë 1-1.

Ndeshja nisi me gol. Anglia shënoi që në minutën e dytë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaw ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma.

Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli i shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pak centimetra nuk gjen portën.

Pjesa e dytë nis mirë për miqtë. Minuta të mira për axurrët, provojnë, Pickford është i pakalueshëm. Por jo në rastin e minutës së 68’, kur Bonucci e ndëshkon. Mbrojtësi italian shtyn topin në rrjetë vetëm 2 metra larg.

Nuk ka më gola, sfida shkon në shtesë. Por as për 30 minuta të tjera nuk shënohet. Te penalltitë gabon Belotti, por në krahun tjetër Rashford dhe Sancho gabojnë. Jorginho në të pestën gabon, por edhe Saka, Italia shpallet kampione.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…