Kapiteni Chiellini, Presidentit Matarrela: Trofeun ja kushtojmë David Astorit, e bëmë krenare Italinë!

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka treguar se nuk është një lojtar i madh vetëm në fushë, por dhe një njeri i madh jashtë fushe.


Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka treguar se nuk është një lojtar i madh vetëm në fushë, por dhe një njeri i madh jashtë fushës.

Në fjalën e tij si kapiten i “axurrëve” përpara presidentit të Italisë, Matarella, 37-vjeçari ia dedikoi triumfin ish-futbollistit të Italisë që ndërroi jetë pas një ataku në zemër në vitin 2018, Davide Astori.

“I nderuar President, më lejoni të ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të ekipit, prania juaj ishte një gjest i rëndësishëm. Ne donim t’ia kushtonim fitoren miliona italianëve në botë që kurrë nuk na lanë vetëm, duke na shoqëruar në këtë udhëtim.

Ia kushtojmë këtë triumf Davide Astorit, do të kishim dashur këtu me ne, ai është gjithmonë i pranishëm në mendjet dhe zemrat tona. Ky është një grup që nuk është dorëzuar kurrë edhe në vështirësi, duke mbështetur veten dhe duke e vendosur interesin e ekipit para individit.

Ne nuk jemi këtu vetëm prej disa penalltive, por sepse kemi ndarë miqësinë, një nga ndjenjat më të bukura në jetë. Tenisti Berrettini javët e fundit na bëri të ëndërrojmë, ne brohoritëm sikur të ishit bashkëlojtar i yni. Mos u ndal. Kjo lidhje na bëri të ndjehemi vëllezër të Italisë, të gatshëm për të bërë gjithçka për vendin që duam”, – tha Chiellini.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…