Audioskandali “Perez”, Presidenti i Real Madrid: Casillas një dështim, Raul një mbeturinë!

Media spanjolle ka postuar një audio të Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.


Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të gjejnë konfirmim, duke u konsideruar si audio autentike, atëherë do të ishte një goditje dhe një “bombë” që do të shpërthente tek Reali i Madridit dhe që do të lëshonte hije të rënda mbi figurën e presidentit Florentino Perez.

Media spanjolle ka postuar një audio të Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.

“Casillas nuk është portier, është shumë i shkurtër, kurrë nuk ka qenë portier, ai është një dështim i madh, nuk e di pse e duan njerëzit dhe e mbrojnë kaq shumë. Ai është një mbeturinë, po ashtu si Rauli”.

Fjalë vërtet të rënda, që, nëse konfirmohen, do të ndikonin tej mase qasjen e tifozëve “merengues” kundrejt presidentit të tyre. Perez nuk është ndalur me kaq, duke zbuluar se Raul Gonzales, i cili aktualisht është trajneri i Real Madrid Castilla, është një nga arsyet se përse u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006-ën.

“Ai beson që Reali i Madridit është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij dhashë dorëheqjen në 2006-n”.

Vërtet deklarata të rënda të Perezit kundrejt dy futbollistëve që kanë fituar gjithçka me fanellën e bardhë. Ndërkohë që presdenti i Realit në audio-t e postuara kishte përmendur edhe Ronaldo “Fenomenin”, duke e cilësuar si një njeri që flet shumë, kurse ZIdanin e Beckhamin i kish quajtur dy “xhaxhallarë” të shkëlqyer.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…