Ti vlen dhe Zoti të bekoftë Altin Rrica!

Pas “EURO 2020”, ishte e vështirë të gjindej diçka e veçantë dhe e bukur, që ta kalonte emocionin e Europianit: Mirënjohje dhe respekt i madhi dhe i miri Altin Rrica!


Nga Dëfrim Methasani

Pas “EURO 2020”, ishte e vështirë të gjindej diçka e veçantë dhe e bukur, që ta kalonte emocionin e Europianit.

Gjithsesi bashkuam idetë dhe dëshirat me një mik të mirë, njeri human dhe trajner profesionist, si Taip Piraniqi dhe realizuam një qëllim të përbashkët njerëzorë.

Vajtëm në shtëpinë e një ish-futbollisti që edhe pse tani është mbi karrocë, jep mesazhe pozitive dhe vlen si një shembull për brezat.

E takuam Altinin nga afër dhe e nderuam mjeshtrin e futbollit kavajas, së bashku me disa nga djemte e klubit të futbollit “Shkodra” dhe trajnerin e tyre Rudi Piraniqi.

Së bashku me futbollistët ishte dhe prindi i një djali të talentuar, Bardhok Prendi, por dhe me mua erdhi një mik i çmuar zoti Rexhep Zebi, ardhur nga Kanadaja, por që me dëshirë u bë pjesë e kësaj ceremonie.

Aty gjetëm edhe babain shok që i mbetet në krah Altinit, zotin Hasan dhe vëllain Bledarin që bëjnë gjithçka për të.

Shkëmbyem mirënjohje, dedikime, dhurata, dhe kujtime. Gjithçka kishte vetëm një motiv: “Mirënjohje dhe respekt i madhi dhe i miri Altin Rrica!

Fati në jetë vërtet nuk të deshi, por të gjithë ne të duam shumë dhe nuk të harrojmë kurrë….Ti vlen e Zoti të bekoftë!????

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…