Gianni De Biasi flet për Tifozët.al: Futbolli italian është ende në majë, në Evropë dhe në botë!

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili aktualisht drejton Azerbajxhanit flet për gazetën sportive Tifozet.al.


“Futbolli italian është ende në majë, në Evropë dhe në botë!”

Kështu e cilësoi suksesin e Italisë në Euro 2020, ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili aktualisht është në bankinën e Kombëtares së Azerbajxhanit.

Italia mposhti në finale Anglinë nga gjuajtja e penalltive (3-2), pasi koha e rregullt dhe shtesat në “Wembley” përfunduan 1-1. Kjo është hera e dytë që Italia fiton një Kampionat Europian, pas atij të vitit 1968.

“Është një fitore e rëndësishme, e cila vjen pas më shumë se dy vitesh në të cilat Italia nuk ka humbur kurrë një ndeshje.

Suksesi në këtë edicion të Euro 2020 do të thotë që futbolli italian është ende në majë në Evropë dhe në botë.

Punë e shkëlqyeshme nga Mancini, i cili arriti të krijojë një grup mjaft të ri me lojtarë të mirë dhe disa talente“, tha De Biasi për Tifozët.al, gjatë një komunikimi online nga Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Tre vite më parë kur Roberto Mancini u ul në stolin e kombëtares italiane, të kaltrit kishin përjetuar një nga dështimet më të mëdha të historisë së tyre pasi kishin mbetur jashtë Botërorit Rusi 2018. Në vetëm 36 muaj Roberto Mancini jo vetëm që i ndryshoi fytyrën kësaj Italie por e udhëhoqi drejt fitimit të një kompeticioni madhor.

Në fakt, e gjithë Italia i përulet Gigio Donnarummas. Ishte pikërisht gardiani 22-vjeçar heroi i triumfit të Italisë në Euro 2020 jo vetëm për dy penalltitë që priti në finale, por atë çfarë tregoi në tërësi në Euro 2020.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…