Vedat Muriqi: Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm!

Te Lazio, Muriqi gjen Strakoshën dhe Hysajn, lojtarë me të cilët ka luajtur në përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë.


Vedat Muriqi tregon “dhëmbët” ende pa nisur sezoni. Sulmuesi shqiptar i Lazios, i cili nuk la gjurmë në sezonin e tij të parë si bardhekaltër, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga skuadra e kryeqytetit italian, duke premtuar tjetër performancë në vazhdim.

“Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë në këtë kampionat. Kisha dy sezone rresht që nuk zhvilloja fazë përgatitore, vitin e kaluar u infektova edhe me Koronavirus. Po punojmë mirë, gjithmonë do të ndihem më mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”.

Në mikrofonat e “Lazio Style Channel”, shtatlarti dardan nuk ngurroi të fliste edhe për marrëdhënien që po krijon me trajnerin Maurizio Sarri.

“Trajneri flet me të gjithë, ne nuk kemi pasur biseda private, nuk mendoj se do të jetë e nevojshme, por në çdo rast do të jem i lumtur që mund të flas me të në privatësi. Ai është një person i sinqertë.”

Te Lazio, Muriqi gjen Strakoshën dhe Hysajn, lojtarë me të cilët ka luajtur në përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë.

“Kam luajtur me Hysajn dhe Strakoshen kur ishim të gjithë te U-21 e Shqipërisë. Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm, e njeh futbollin e Sarrit, është një anësor i shkëlqyeshëm. Moduli? Do të vendoset nga trajneri, do të na duhet pak kohë për t’u përshtatur me lojën e re, por ne kemi një nga trajnerët më të mirë në botë.”

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…