Conference League/ Daja: Partizanin e pret një Sfintul tjetër në Moldavi!

Partizani luan nesër (19:00) ndeshjen e kthimit kundër Sfintulit në Moldavi në Conference League


Partizani bëhet gati për ndeshjen e kthimit kundër Sfintulit në Moldavi në Conference League, e enjte ora 19:00. Fitorja 5-2 e të kuqve në ndeshjen e parë u jep siguri për kalimin e turit, por trajneri Daja përpiqet të mbajë skuadrën me këmbë në tokë duke u fokusuar totalisht te ndeshja e radhës.

Mendoni që keni arritur kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës?

“Sigurisht që kemi bërë një hap në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diferencë me tre gola me kundërshtarin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi te fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu dhe të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikimin, por edhe me paraqitjen tonë”.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?

“Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontigjentin që kemi në dispozicion për takimin ndaj Sfintul Gheorghe”.

Mendoni që kundërshtari nesër mund t’iu surprizojë?

“Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu siç e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyrë tjetër, ashtu edhe në kemi marrë masa për tu paraqitur në një formë tjetër”.

Sfintul ka mposhtur në Kupë dhe Superkupën e Moldavisë, Sherif Tiraspol kundërshtarin tuaj që ju mundi para dy vitesh në Europa League. Krahasimi juaj mes dy ekipeve?

“Prej një viti jam trainer i Partizanit dhe nuk mund ta bëj këtë krahasim për sa i përket Partizanit që ka luajtur me Sheriff Tiraspol. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintul në Superkupë me Sheriff Tiraspol dhe aty kemi marrë informacion plus në lidhje me këtë skuadër”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…