Marash Kumbulla, “asi nën mëngë” i Jose Mourinho

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, mund të përdoret për të bindur Torinon dhe Ivan Juric të lënë të lirë Belottin.


Roma po pëson një transformim total pas ardhjes së trajnerit Jose Mourinho.

Pas ardhjes së portierit portugez Rui Patricio, së fundmi, për sulmin e verdhekuqve ka dalë në pah Andrea Belotti.

Italiani nuk është një emër i panjohur për Romën pasi kanë kërkuar dhe më parë shërbimet e tij, por kërkesat e larta të Torinos kanë detyruar drejtuesit e verdhekuqve të tërhiqen.

Sipas ”Tuttosport”, mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, mund të përdoret për të bindur Torinon dhe Ivan Juric të lënë të lirë Belottin. Për Juric do të ishte një bashkim me Kumbullën pasi tekniku granata është mentori i mbrojtësit të Kombëtares, në kohën kur ky i fundit luante te Verona.

Kumbulla e njeh mirë Serie A dhe trajnerin, për Torinon do të ishte transferim i vlefshëm, ku do të përfitonte dhe një shumë të madhe parash përveç kartonit të qendërmbrojtësit kuqezi./ Konica.al/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…