Sistemi “VAR” në Superiore, ose “drejtësia elektronike” kundër gjyqtarëve të gafave!

OPINION/ Këtë sezon, futbolli shqiptar do të ketë një sistem elektronik të komunikimit mes gabimeve e dyshimeve gjatë lojës.


Nga Agron KAJA

Kategoria Superiore është para një momenti ndryshimi, të cilit dukej se i kishte ardhur koha të funksiononte edhe në futbollin shqiptar. Fjala është për sistemin VAR në futbollin tonë (Video Assistant Referee), një sistem që për disa vite është duke u aplikuar në kampionate dhe evente evropianë e botërorë. Hyrja e këtij sistemi, në tërësinë e tij i ka ndërgjegjësuar aktorët e futbollit europian e botëror për gabimet që ndodhin prej tyre gjatë lojës, me ose pa dashje, nga padituria apo për qëllime të tjera. Dhe ky është VAR-i, që në gjuhën shqipe duket sikur në Shqipëri do të “varrosë” gabimet që sjell topkëmba gjatë zhvillimit të saj në të gjitha nivelet.

Por te kjo risi bashkëkohore ku futbolli elitar në Shqipëri është duke u ingranuar, këtë herë ndoshta duhet ndalur edhe tek emrat që do ta bëjnë këtë punë gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Konkretisht, edhe pse nuk ka ndonjë përafrim në rastin VAR-Moviolist ekrani, pa asnjë paragjykim, këtë herë është rasti të themi se nuk do të bëhen ato gabime që janë parë shpesh në fushën e lojës nga arbitrat e asistentët. Shpesh ato janë pasuar edhe nga opininione e komente në ekrane televizionesh nga ish-arbitra futbolli, të cilët njëherësh janë në aktivitet edhe si vëzhguesa apo delegatë të FSHF-së. Të quajtur si opininioniste e moviolistë, ata që kanë qenë zyrtarë në ato ndeshje të cilat i kanë komentuar në “moviolë-montazhi”, në pjesën më të madhe i kanë rënë majë për majë ndodhive në fushë, pa hyrë tek thelbi, shkaqet dhe arsyet. Kështu profesionalizmi ka humbur, ndoshta sepse ju duhej të godisnin edhe vehten, duke qenë zyrtarë në ndeshjet respektive. Dhe kjo formë nuk i ka shërbyer aspak progresit në futbollin tonë elitar, e ky ka qenë paradoksi që VAR-i duhet ta “varrosë” gradualisht, ndoshta jo përfundimisht.

Gjithsesi, kujtojmë se FSHF-ja në bashkëpunim me organet e qeverisë së futbollit europian dhe botëror, ka organizuar herë pas herë seminare të ndryshme mbi sistemin VAR. Në fundin e muajit qershor një i tillë është drejtuar nga drejtori teknik i IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit), David Elleray. Aty kanë qenë edhe ata arbitra dhe asistentë të Kategorisë Superiore, të cilët do të jenë në rolin e VAR-it (arbitrat) dhe AVAR-it (asistentët). Pjesëmarrës aty ishin edhe arbitra (kryesorë apo asistentë) të cilët edhe kanë gabuar në ndeshje të veçanta kur kanë drejtuar në futbollin shqiptar, për të cilat janë komentuar me “profesionalizëm” PRO dhe KUNDËR nga moviolistët e shumtë në ekranet e televizioneve shqiptare (ish-arbitra, vëzhgues e delegatë të FSHF-së). Ndërkohë që VAR-i është një moment i cili e afron futbollin shqiptar me ritmikën bashkëkohore të interpretimit e gjykimit të tij, dhe këtu në futbollin tonë duhet të ketë një vijë “demarkacioni” mes pranisë së tyre në këtë sistem dhe largimit të tyre nga pseudo-analizat e moviolat në ekraneve televizive.

Vetëm disa ditë më parë përjetuam emocionet e një eventi evropian, ku mes spektaklit e bukurisë që dhuruan ndeshjet e Kampionatit Europian “Euro 2020”, edhe Sistemi VAR bëri të veçantën mes tyre. Momente të ndryshme u diskutuan dhe u komentuan edhe në ekranet e televizioneve, por duke ndjekur në ritmikë ato angleze dhe italiane, dukej një profesionalizëm që ndante fushën nga ekrani, që dallonte opinionin dhe analizën teknike me atë gazetareske. Dhe nëse me keqardhje do ti krahasonim me ato që u transmetuan në ekranet e disa televizioneve shqiptare, ka shumë diferenca në kulturë e profesionalizëm. Ishin të paktë specialistët e gazetarët shqiptarë që paraqitën profesionalizëm për momentet e situatat që ata komentuan, por ishin me dyzinë edhe ata specialistë e gazetarë, të cilët për vite me rradhë e gënjejnë veten dhe teleshikuesit e tyre me ato pseudo-komente dhe opinione që deklarojnë në orët e vona të natës.

Rasti këtë herë është që të presim ndryshimin cilësor nga Sistemi VAR në Superiore, jo për të përsëritur moviolistët që “zhgarraviten” në ekrane si profesionistë e specialistë të futbollit. Ndoshta ky rast duhet që të bëjë një “shkartisje” edhe të atyre moviolistëve që ditën janë zyrtarë të FSHF-së në ndeshje futbolli si vëzhguesa apo delegatë, dhe natën në ekranet televizive bëjnë apologjinë e gabimeve që kanë ndodhur në praninë e tyre. VAR-i në Kategorinë Superiore ndoshta nuk e përjashton mundësinë që aty të kenë penetruar edhe nga ata arbitra e asistentë që kanë gabuar gjatë arbitrimit të ndeshjeve të futbollit, por këtu diferencën duhet ta bëjë vetë VAR-i, jo moviola aty-këtu!

Gjithçka e shkruar në këto radhë është në mirëkuptim dhe në interes të progresit në futbollin shqiptar me kontributin edhe nga sistemi VAR, pse jo edhe nga profesionalizmi në moviolat e ekraneve televizive.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…