“Tokyo 2020”, pa tifozë por ndan 339 medalje në 33 sporte

“Tokyo 2020” është gati për të ndezur flakën olimpike të botës sportive, një vit pas shtyrjes së evenimentit për shkak të pandemisë


“Tokyo 2020” është gati për të ndezur flakën olimpike të botës sportive, një vit pas shtyrjes së evenimentit për shkak të pandemisë. Pa tifozë por me sportistë të uritur për t’u rikthyer në një kompeticion madhor, olimpiada starton në 23 korrik dhe për 16 ditë do të transmetohet ekskluzivisht në disa kanale të RTSH që është tranmsmetuesi i vetëm në vendin tonë.

33 sporte për 339 medalje në 42 vende në të gjithë Japoninë. Maratona zyrtare nis në datën 23 me ceremomnë hapëse por në 21 do të zbresin në fushë ekipet e femrave të futbollit. Gjatë ditëve të fundit, sipas traditës, vëmendja krysore do të përqëndrohet në garat e atletikës, mbretëresha e të gjithë sporteve olimpike. Gara e 100 metrave por edhe disiplinat e 200 apo 400 metrave për femra dhe meshkuj do t’i japin jetë stadiumit olimpik të Tokyos ku amerikanët do të sfidojnë sprinterët e shpejtë Britanikë.

39 medalje të arta do të shpërndahen në ditën e parafundit të olimpiadës, cka e bën edhe datën 7 Gusht më të ngarkuarën e maratonës olimpike. Ndërkohë, medalja e parë e artë do të caktohet në 24 korrik për qitje(femra) në disiplinën 10 metra pushkë. Në ekstremin tjetër, ceremoninë e medaljeve e mbyll në 8 Gusht ekipi fitues i Waterpolos, ndërsa në datën 31 Korrik do të jetë gjithashtu një ditë shumë e ngjeshur pasi do të nderohen 18 fitues.

Karateja, Skateboardi, ngjitja malore dhe serfi do të bëjnë debutimin absolute si 4 sportet më të reja në olimpiadë ku shtohen në listën gjithashtu edhe disiplina 3×3 e basketbollit dhe BMX Freestyle. Risi janë edhe ekipet e miksuara meshkuj/femra në atletikë, hark, judo, not, ping pong dhe triathlon./RTSH SPORT/

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…