Milot Rashica: Stili i Norwich City perfekt për mua!

Anësori i Norwich City, Milot Rashica ka dhënë intervistën e tij të parë në klubin anglez pas transferimit nga gjermanët e Werder Bremen.


Anësori i Norwich City, Milot Rashica ka dhënë intervistën e tij të parë në klubin anglez pas transferimit nga gjermanët e Werder Bremen.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i emocionuar,” tha ai. “Thjesht mezi pres të filloj. Jam akomoduar shumë mirë këtu, bashkë me familjen time, gjithçka ishte gati dhe e përgatitur për ne. Tani kam filluar stërvitjen me djemtë dhe vërtet po e shijoj”.

“Gjithçka është e mahnitshme – ambientet e trajnimit dhe gjithçka që duket, thjesht u hodha atje dhe po e pres me padurim”.

Rashica shpjegoi se ishte biseda e tij me Daniel Farke rreth mënyrës se si ai mund të futet në stilin e lojës së ‘Canaries’, që e bëri të lehtë vendimin.

“Ne kishim disa kontakte më parë, interesi ishte I madh nga ana ime që nga fillimi”, tha ai. “Kam pasur një bisedë me trajnerin dhe ai më shpjegoi se çfarë dëshironte nga unë, stilin e lojës së kësaj skuadre dhe mendoj se mund të përshtatesha shumë mirë. Nuk duhej të mendoja shumë prandaj vendosa të vija këtu”.

“Stili i lojës së ekipit mund të përshtatet shumë mirë me mua sepse ata luajnë futboll sulmues dhe u pëlqen ta mbajnë topin. Shpresoj se mund të përdor cilësitë e mia duke shkuar një për një ose duke bërë një ndryshim. Ne kemi shumë lojtarë të mirë që mund të luajnë topin, kështu që unë do të jem i gatshëm për të bërë vrapimet, për të tentuar kalimin prapa mbrojtjes dhe për të dhënë gjithçka”.

Ndërkohë, Rashica nuk njihte personalisht asnjë nga skuadrat, para se të transferohej në Norfolk. Ishte përballur me Teemu Pukki në një ndeshje ndërkombëtare midis Kosovës dhe Finlandës.

“Është një kohë e gjatë tani”, tha ai. “Personalisht, unë nuk njihja askënd nga djemtë këtu, por ata u kujdesën për mua dhe tani ndihem sikur jam këtu prej shumë kohësh”.

“Unë bëra një hap të madh kur u largova nga Hollanda për në Bundesliga. Intensiteti, koha dhe gjithçka ishte ndryshe, por më duhej ca kohë në fillim. Pas kësaj, mendoj se kam kaluar një kohë të mirë atje, shënova disa gola dhe dhashë disa asistime, kështu që pata momente vërtet të mira dhe u zhvillova shumë si lojtar. Tani, mendoj se jam gati për sfidën tjetër”.

Sfida tjetër fillon me një mori ndeshjesh para-sezonale para fushatës së Premier League që fillon në shtëpi me Liverpool të shtunën, 14 gusht.

“Të luash kundër Liverpool do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por deri më tani ne kemi një para-sezon shumë të mirë dhe kemi disa javë përpara për të mbërritur deri aty, kështu që unë mendoj se do të bëjmë gjithçka që të jemi sa më të gatshëm për këtë sfidë”, tha ai.

“Jam shumë i ngazëllyer dhe shpresoj se do të kemi tifozët nga ndeshja e parë. Do të jetë mahnitëse të fillosh me ta”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…