“Super Demat” likuidojnë Sfintulin. Partizanin e pret Bazeli

“Të kuqtë” e Ilir Dajës fituan 3-2 ndaj Sfintul George në Moldavi. Në turin e dytë do të përballen me zviceranët e Baselit.


Partizani zyrtarisht në turin e dytë të Conference League. “Të kuqtë” e Ilir Dajës prekën kualifikimin që në ndeshjen e parë në Elbasan, ku triumfuan me rezultatin 5-2 ndaj moldavëve të Sfintul George, megjithatë vlerësuan maksimalisht edhe takimin e kthimit, duke marrë një tjetër fitore: 3-2 në Moldavi.

Vendasit e nisën vrullshëm dhe fituan një penallti që në minutën e katërt, teksa ishte sulmuesi kryesor Volkov ai që gjuajti saktë dhe mposhti Alban Hoxhën, megjithatë përgjigja e Partizanit ishte e shpejtë, pasi Tedi Cara riktheu baraspeshën në minutën e 15’.

Solodovnicov riktheu avantazhin për moldavët në minutën e 22-të, por edhe këtë herë Sfintul nuk i bëri ballë reagimit të Partizanit, që barazoi me Stenio Junior tre minuta para fundit të pjesës së parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes mjaft e qetë.

Sulmuesi brazilian u bë protagonist edhe në fillim të pjesës së dytë, pasi shënoi golin e tretë për Partizanin, duke u dhënë “të kuqve” fitoren e dytë në po kaq ndeshje ndaj Sfintul George, teksa vlen të theksohet se një ndeshje të mirë bëri edhe Lucas Cardoso, që asistoi dy nga golat e kryeqytetasve.

Me dy fitore dhe rezultatin e përgjithshëm 8-4, Partizani kualifikohet bindshëm për në turin e dytë të Conference League, aty ku shorti nuk është treguar fort bujar, pasi u ka rezervuar përballjen me gjigantët zviceranë të Baselit.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…