Kombëtarja e Femrave humbet edhe miqësoren e dytë me Turqinë

Kombëtarja shqiptare e femrave humbet 1-4 miqësoren me Turqinë në “Selman Stërmasi” në Tiranë.


Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar këtë të enjte ndeshjen e dytë miqësore të planifikuar kundër Kombëtares turke.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” përfundoi në favor të mikeve, të cilat fituan me rezultatin përfundimtar 1-4.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Armir Grima zhvilloi një ndeshje të mirë, me disa raste të krijuara, por nuk arritën të finalizonin në portë.

Grima hodhi në fushë këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani (c), Curraj, Maliqi, Elezaj, Gjergji, Franja, Gjini, Doci, Berisha, Hamidi.

Loja nisi vrullshëm nga të dyja ekipet, me vajzat kuqezi që afrohen disa herë përpara portës turke. Edhe mikeshat rrezikojnë disa herë portën e Kombëtares kuqezi, por nuk ia dalin të shënojnë. Një pjesë e parë e mirë nga të dyja ekipet, me vajzat tona që duket se po organizohen më mirë, duke krijuar më tepër harmoni në grup.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, Grima vendos të bëjë ndërrimin e parë, duke hedhur në fushë Alma Hilën dhe duke dalë nga fusha Gresa Berisha.

Në minutën e 56-të është goleadorja Megi Doçi ajo e cila kalon skuadrën tonë në avantazh, pasi gjuajti saktë një top nga goditja e dënimit.

Ekipi turk përgjigjet shumë shpejt, teksa në minutën e 64-të barazon shifrat me Tag.

Dy minuta më vonë, në radhët e vajzave kuqezi bëhen sërish ndërrime. Në portë, Rexhepi zëvendësohet nga Antigona Hyska, ndërsa del edhe Matilda Gjergji e cila zëvendësohet nga Arbiona Bajraktari.

Iu deshën vetëm dy minuta lojë mikeshave turke për të shënuar dy gola dhe për të fiksuar rezultatin 1-3 me golin e dytë të shënuar në minutën e 68-të dhe të tretin në minutën e 70-të.

Në minutën e 77-të, Grima vendos të bë edhe ndërrimet e fundit, duke i dhënë mundësi të gjitha vajzave të grumbulluara të jenë pjesë e lojës. Nga fusha e blertë del kapitenia Rrahmani dhe futet Agli Iliadhi, si dhe Luçije Gjini, e cila zëvendësohet nga nga Mikaela Metalla. Nga loja del edhe Mimoza Hamidi, në vend të së cilës futet Ana Memija.

Skuadra jonë tenton të ngushtojë rezultatin, por portierja turke i mohon disa herë golin vajzave të drejtuara nga Grima.

1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt, turket shënojnë edhe golin e katërt, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 1-4.

Pavarësisht rezultatit, këto dy ndeshje i shërbyen teknikut kuqezi të krijojë një ide më të qartë mbi grupin e vajzave që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionatin botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Shqipëria do të nisë fushatën eliminatore në muajin shtator, kundër Kosovës fillimisht e më pas kundër Belgjikës.

Shqipëri – Turqi 1-4

Golat: Doçi 56’ / Tag 64’, Turkoglu 68’, Topcu 70’, Kuru 89’

Shqipëria: Rexhepi (Hyska), Rrahmani (Iliadhi), Curraj, Maliqi, Elezaj, Gjergji (Bajraktari), Franja, Gjini (Metalla), Doçi, Berisha (Metalla), Hamidi (Memija).

Trajner: Armir Grima

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…