Katër ekipet shqiptare në Europë, 2.6 milionë euro të ardhura!

Ecuria e deritanishme, teksa të katërta skuadrat e Superiores janë në turin e dytë të Konferencë Ligës, garanton të paktën 2.6 milionë euro nga UEFA.


UEFA ka bërë një skemë të re për kompeticionin e Konferencë Ligës. Mënyra shpërblyese e skuadrave nuk është si më parë në Europa Ligë apo siç vazhdon aktualisht në Champions. Mirëpo, ecuria e deritanishme, teksa të katërta skuadrat e Superiores janë në turin e dytë të Conference League, garanton të paktën 2.6 milionë euro nga UEFA për katër shqiptaret, vetëm për pjesëmarrjen në kualifikueset e kompeticioneve.

TEUTA – Skuadra kampione, krahas shpërblimeve të tjera, nga UEFA merr menjëherë 540 mijë euro, si shpërblim për fitimin e titullit si dhe pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Pas eliminimit, skuadra durrsake momentalisht ka të sigurta 100+350 mijë euro, për turin e dytë të Konferencë Ligës. Këto në rast eliminimi të menjëhershëm. Në total, deri më tani, sikur të ndërpritej aventura europiane, do të shkonin 990 mijë euro në arka nga UEFA për dy turet.

TË TJERAT – Partizani, Vllaznia dhe Laçi aktualisht kanë arkëtime të njëjta nga UEFA për kompeticionet europiane. Për pjesëmarrjen në turin e parë, secila prej tyre përfiton vetëm tarifën prej 100 mijë eurosh, si pagesë për shpenzimet e ndryshme. Më tej, në këtë tur, në rast eliminimi, këto tri skuadra kanë të sigurta edhe 100+350 mijë euro. Kësisoj, në total, 550 mijë euro për secilën./ Panorama Sport/

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…